Solgar – Dry Vitamin E
Product details
Solgar – Dry Vitamin E
Dry Vitamin E 134 mg (200 IU), vjen në formë kapsule jo vajore për të mbështetur thithjen e kësaj lënde ushqyese të tretshme në yndyrë. Kjo siguron që trupi juaj të marrë mbështetjen e nevojshme për të mbrojtur qelizat nga stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira. Radikalet e lira janë molekula të paqëndrueshme që mund të dëmtojnë qelizat në trupin tuaj dhe shoqërohen me plakjen e parakohshme. Ky produkt gjithashtu përmban Vitaminë E natyrale (d-alfa tokoferol) e cila në studime ka treguar të jetë 1.3 herë më e bio-disponueshme sesa format sintetike.
Alpha Tocopherol është termi i përdorur për të përshkruar Vitaminën E, një vitaminë e tretshme në yndyrë e cila mund të gjendet në arra, vajra arrash, vaj ulliri, perime me gjethe jeshile dhe avokado. Vitamina E është lëndë ushqyese thelbësore pasi është antioksiduesi primar i cili kontribuon në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ dhe dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Radikalet e lira formohen kur ne e shndërrojmë ushqimin tonë në energji, ose kur jemi të ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit dhe dritës ultraviolet nga dielli. Përveç kësaj, trupi ka nevojë për Vitaminë E për të suportuar sistemin imunitar. Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar duhet t’ju sjellë nivele të mjaftueshme të Vitaminës E ,por fatkeqësisht dietat e shumicës së njerëzve nuk e arrijnë këtë.
Udhëzime mbi përdorimin
Si një shtesë ushqimore për të rriturit, rekomandohet një kapsulë çdo ditë, mundësisht në kohën e ngrënies, ose sipas udhëzimeve të mjekut.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.