Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
Sold
out

Youth Lab – Retinol Reboot Night Cream XMAS Set

0 reviews
Sold
Estimated Delivery:
22 - 29 Nën, 2024

Product details

Youth Lab Retinol Reboot Krem Nate (50ml)

Kremi i natës Retinol Reboot është një krem nate i përmirësuar, me vitaminë A të gjeneratës së re, që ristrukturon dhe pakëson shenjat e plakjes.

Një formulë aktive, me veprim të shpejtë që përmban të njëjtën teknologji si serumi Retinol Reboot dhe përbërës aktivë që inkurajojnë rigjenerimin dhe ekuilibrimin e lëkurës. Redukton dukshëm linjat dhe rrudhat e thella, duke rritur qëndrueshmërinë, fleksebilitetin dhe elasticitetin e lëkurës. Në të njëjtën kohë, balancon nivelet e lagështisë, për të siguruar lëkurë të shëndetshme dhe rrezatuese. E disponueshme në një paketim premium, hermetik! Duke zgjedhur një ambalazh hermetik shmangim kontaminimin, dehidratimin dhe gjithashtu oksidimin e kremit nga ekspozimi i ajrit dhe kontakti me duart.

I përshtatshëm për

  • Të gjitha llojet e lëkurës
  • Lëkura me papërsosmëri ose tendencë për rosacea/skuqje
  • Aknet e të rriturve
  • Linja & rrudha
  • Toni i pabarabartë i lëkurës
  • Teksture e lëkure e ashpër

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni çdo natë në fytyrë, qafë dhe dekolte.

Nëse nuk keni përdorur kurrë më parë një produkt të ngjashëm me retinol, filloni duke e aplikuar çdo natë të dytë, për dy javë dhe më pas çdo natë. Për rezultate më të mira, kombinojeni me Retinol Reboot Serum.

Në rast acarimi, reduktoni frekuencën e përdorimit në dy herë në javë. Nëse simptomat insistojnë, bëni një pushim të shkurtër derisa lëkura të kthehet në gjendje normale dhe kufizoni përdorimin e saj gjatë natës nga një deri në tre herë në javë.

Youth Lab Restoring Serum (10 ml)

Serum intensiv revitalizues me veprim anti-rrudhë dhe forcues për të rritur shkëlqimin e lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.

Restoring serum është një serum anti-plakje që rrit sintezën e përbërësve strukturorë të lëkurës. Rikthen shkëlqimin dhe ngjyrën e saj, duke e lënë lëkurën më elastike, më të butë dhe më të fortë. Burim i bioenergjisë, për shkak të kombinimit të 3 komplekseve të patentuara: Neodermyl®, Progeline® dhe Tens ’up® që rinovojnë fibroblastet, si dhe stimulojnë sintezën e kolagjenit të tipit I & III dhe elastinës. Për më tepër, Vitamina C e stabilizuar rregullon sekretimin e pigmentimit dhe indit mbresë.

Udhëzime mbi përdorimi

Vendoseni çdo ditë, në mëngjes dhe / ose në mbrëmje, në një fytyrë të pastër, qafë dhe dekolte, me lëvizje rrethore.. Përdoret vetëm dhe / ose në kombinim me krem ​​hidratues. Shmangni zonën rreth syve.

Youth Lab Brightening Vit-C Gel Cream (20 ml)

Vit-C Gel është një xhel krem hidratues, me Acid L-Askorbik të stabilizuar (Vitaminë C) i cili rikthen shkëlqimin. Falë teknologjisë së tij, ky xhel-krem hidraton dhe ndriçon thellësisht lëkurën, lufton dehidratimin dhe ka veprim efektiv antioksidues. Për më tepër, falë Acidit Askorbik të stabilizuar  qetëson, mbron dhe hidraton lëkurën. Teknologjia e avancuar “Water Gel” jep përthithje të shpejtë, pa lënë yndyrë në lëkurë. Falë aromës së tij të veçantë dhe ndjesisë së këndshme, është një zgjedhje e shkëlqyeshme për të gjitha llojet e lëkurës (përfshirë lëkurën e ndjeshme).

  • I testuar dermatologjikisht
  • Jo komedogjenik
  • Pa parabene dhe gluten

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikoni çdo ditë, në mëngjes dhe/ose në darkë, në lëkurë të pastër dhe të thatë, në fytyrë, qafë dhe dekolte. Për rezultate më të plotë rekomandojmë një përdorim të kombinuar me Serumin Brightening Vit-C dhe City Guard Anti-Pollution.

Youth Lab Peptides Spring Hydra-Gel (1 copë)

Maskë për sytë Peptides Spring Hydra-Gel për sytë një  nga produktet Bestseller të  Youth Lab vjen tani e disponueshme në paketimin monodozë.

Patches për sytë Peptides Spring Hydra Gel Hydra Gel janë të përbërë nga materiali inovativ hidraxhel që prek në mënyrë të përsosur lëkurën, për ristrukturimin total të zonës së syrit në vetëm 20 minuta!

Një “Burim Peptidik” i vërtetë, që ripërtërin vijat e holla dhe rrudhat dhe rrathët e errët ndërkohë që hidraton dhe qetëson lëkurën e dehidratuar. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato të ndjeshme.

Paketimi përmban 2 copë hidra-xhel patches që i bën ato idealë për tu marrë kudo, madje edhe gjatë largimeve tuaja të fundjavës.

Tstuar dermatologjikisht. Pa paraben, gluten, silikon, vaj parafinë, fenoksietanol.

Udhëzime mbi përdorimin

Vendosini në lëkurën e pastruar në zonën poshtë secilit sy. Lërini të veprojnë për 20-30 minuta. Hiqni patch-in xhelatinoz dhe butësisht shtypni produktin e tepërt me gishtat tuaj derisa të thithet plotësisht nga lëkura. Çdo patch është për një përdorim.

Youth Lab Brightening Boom Mask (1 copë)

Brightening Boom Mask punon për të rivendosur tonin e njëtrajtshëm të lëkurës dhe shkëlqimin natyral, ndërkohë që redukton hiperpigmentimin, si njollat e errëta, zbardhjen e lëkurës dhe shenjat e akneve. Maska  rrit prodhimin e kolagjenit, ndërsa zbut rrudhat dhe linjat e holla, si dhe ndihmon për të rimbushur lëkurën tuaj, ndihmon në rikthimin e volumit dhe lagështisë së lëkurës duke qetësuar irritimet dhe rehaton lëkurën e ndjeshme.

I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe ato të ndjeshme.

  • Testuar dermatologjikisht.
  • Pa parabene dhe gluten.

Udhëzime mbi përdorimin 

Aplikoni me kujdes maskën në lëkurë të pastruar tërësisht. Zbutni maskën butësisht për të siguruar kontaktin me lëkurën. Rregulloni konturet e maskës në fytyrë. Lëreni për 20-30 minuta. Për të hequr maskën, hiqeni ngadalë nga skajet.

Related products

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.