Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh

Webber Naturals – Vitamin K2 + D3 120mcg/1000 IU

1800 L
0 reviews
Estimated Delivery:
22 - 29 Nën, 2024

Product details

Webber Naturals Vitamin K2 + D3 120mcg/1000 IU

Vitamin K2 + D3 120mcg/1000 IU është kombinimi perfekt për kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm.

Përbërësit aktive:

  • Vitamina D –  vitaminë e tretshme në yndyrna, esenciale për përthithjen e kalciumit, duke luajtur një rol të rëndësishëm në rritjen dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm. Studimet e fundit kërkimore nënvizojnë rëndësinë e vitaminës D, e cila e kombinuar me Calcium ndihmon në parandalimin e osteoporozës pasi ndihmon përthithjen e kalciumit nga zorrët, redukton ekskretimin e kalciumit dhe lehtëson futjen e tij në kocka. Vitamina D3 (Kolekalciferoli) është forma më biologjikisht aktive e vitamines D.
  • Vitamina K2 – luan një rol kritik në dërgimin e kalciumit atje ku është i nevojshëm, duke ndërtuar dhe mbajtur të fortë e të shëndetshëm kockat dhe dhëmbët dhe në të njëjtën kohë larg nga zemra dhe enët e gjakut, ku mund të shkaktojë dëme. Forma më biologjikisht aktive dhe e biodisponueshme e saj është Menaquinone-7 (MK-7). Është forma e vetme e vitaminës K2 që ofron mbrojtje 24-orëshe nga një dozë e vetme ditore. Format e tjera të vitaminës K2, si MK-4 duhet të merren në një dozë shumë më të lartë për të ofruar përfitime për shëndetin dhe efekti i tyre zgjat vetëm katër deri në gjashtë orë në trup përpara se të eliminohen plotësisht.

Benefitet e përdorimit:

  • Ofron mbështetje të kombinuar për  zhvillimin dhe mirëmbajtjen e kockave dhe dhëmbëve
  • Ndihmon në mbështetjen e sistemit imunitar
  • Ndihmon në përthithjen dhe përdorimin e kalciumit dhe fosforit
  • Ndihmon në parandalimin e defiçiencës të vitaminës K
  • Përmban 120 mcg MK-7 të formës më të disponueshme të vitaminës K2 dhe ofron 1000 IU vitaminë D3 në një dozë të vetme
  • Pa përmbajtje OMGJ, konservant, ngjyrues artificial, ëmbëlsues, bulmet, sheqer, grurë, gluten, maja, vezë, peshk, kripë, arra

Udhëzime mbi përdorimin

Merrni një kapsulë xhelatinoze në ditë me ushqim ose sipas instruksioneve të mjekut.

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.