Product details
Webber Naturals Melatonin Magnesium 10mg/150mg
Melatonina dhe Magneziumi është kombinim i dy përbërësve kyç për një gjumë të mirë gjatë natës: Magnezi për të nxitur relaksimin dhe Melatonina për të rregulluar ciklin gjumë-zgjim të trupit. Është zgjedhja ideale nëse keni probleme të bini në gjumë, të qëndroni në gjumë ose orari juaj i gjumit ndërpritet për shkak të udhëtimit ose punës me turne. Së bashku, magnezi dhe melatonina ndihmojnë në zbutjen e faktorëve që ndërhyjnë në gjumë, kështu që ju do të zgjoheni duke u ndjerë më të freskët.
Përbërësit aktiv:
- Magnez – Kjo formulë siguron 150mg magnez me 25% në formë citrati për përthithje optimale. Është mineral kundër stresit, i nevojshëm për funksionimin e duhur të sistemit nervor dhe muskujve gjithashtu një zgjedhje natyrale si ndihmues në zbutjen e pagjumësisë, krampeve muskulare si dhe simptomave të defiçiencës së magnezit të tilla si: lodhje, ndjenja të nervozizmit dhe paaftësi për t’u çlodhur.
- Melatonina – Është një substancë natyrale e prodhuar nga gjendra pineale në tru, e cila rregullon ritmin cirkadian të trupit dhe ndikon në mënyrën se si dhe kur do biem në gjumë dhe do zgjohemi. Melatonina suplementare ndihmon në rivendosjen e fazave normale të gjumit dhe përmirëson cilësinë e gjumit.
Benefitet e përdorimit:
- Ndihmon në rritjen e kohës totale të gjumit (aspekt i cilësisë së gjumit) te njerëzit që vuajnë nga kufizimi i gjumit ose me ndryshime të orarit të gjumit (p.sh. puna me turne apo vonesa në avion).
- Ndihmon në parandalimin dhe/ose zvogëlimin e efekteve të vonesave të avionit (p.sh lodhja gjatë ditës, shqetësimi i gjumit) për njerëzit që udhëtojnë me aeroplan në dy ose më shumë zona me ndryshime kohore.
- Ndihmon në reduktimin e kohës që duhet për të fjetur te njerëzit me sindromën e fazës së vonuar të gjumit dhe rivendosjen e ciklit normal gjumë-zgjim të ritmit cirkadian.
- Ndihmon në formimin e indeve dhe në ruajtjen e mirëfunksionimit të shëndetshëm të muskujve, kockave dhe dhëmbëve.
- Ndihmon metabolizmin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave.
- Pa përmbajtje ngjyruesi artificial, konservues, ëmbëlsues, qumësht, niseshte, sheqer, grurë, gluten, maja, sojë, misër, vezë, peshk, butak, produkte shtazore, kripë, arra pemësh dhe OMGJ.
- Ky produkt nuk krijon varësi përdorimi.
- I përshtatshëm për vegjetarianë/veganë.
Udhëzime mbi përdorimin
Merrni një tabletë në ditë ose sipas udhëzimeve të mjekut. Mos udhëtoni me makinë për 5 orë pas marrjes së melatoninës.
- Për lodhjen prej një udhëtimi të gjatë me ndryshime kohore rekomandohet të merrni një tabletë një herë në ditë para gjumit gjatë udhëtimit ose në destinacion pasi të ketë rënë nata deri në përshtatjen me modelin e ri ditor. Produkt me përdorim të rastësishëm afatshkurtër.
- Për rastet me reduktim të gjumit, me ndryshime të orarit të gjumit, çrregullim i fazës së vonuar të gjumit, cikli gjumë-zgjim merrni 1 tabletë një herë në ditë para gjumit. Konsultohuni me një mjek për përdorim mbi 4 javë.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.