Vitabiotics – Osteocare Original
Product details
Osteocare Original
Osteocare Original është formula numër 1 për shëndetin e kockave dhe është zhvilluar bazuar në studimet më të fundit për të mundësuar një burim të pasur të kalciumit dhe ko-faktorëve siç është vitamina D që ndihmojnë në përthithjen e kalciumit nga organizmi.
Osteocare përmban formën më të përshtatshme të Vitaminës 3 atë D3.
Vitamina D3, e njohur si cholecalciferol, është një formë e vitaminës D e prodhuar nga lëkura gjatë ekspozimit në diell. D3 preferohet nga format e tjera të Vitaminës D pasi është forma specifike që prodhon dhe vetë trupi i njeriut dhe kësisoj më efektive se D2 që gjendet në shumë suplemente të tjera.
Kalcium plus ko-faktorë
Osteocare Original përmban 100% të dozës së reklamuar të kalciumit te kombinuar me kofaktorët që përfshijnë vitaminën D, zinkun dhe magneziumin që ndihmojnë në mirëmbajtjen e kockave.
Kalciumi është i rëndësishëm për të gjithë
Është shumë e rëndësishme që meshkujt dhe femrat e të gjitha moshave të kujdesen që marin sasinë e mjaftueshme të vitaminës D. Studimet tregojnë që praktikat e mira që në moshë të hershme si në sasinë e kalciumit ashtu dhe të elementeve gjurmë, kontribuojnë në zhvillimin, shëndetin dhe mineralizimin e kockave. Masa maksimale e kockave e arritur gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës luan një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen e kockave në vitet në vijim. Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar rekomandon që individët mbi 65 vjeç duhet të marin një dozë prej 10mcg vitaminë D në ditë.
Kalciumi është vital për femrat më në moshë
Të dy gjinitë humbin masë kockore me kalimin e viteve por pas menopausës femrat zakonisht humbin masë kockore shumë më shpejt se meshkujt.
Femrat pas menopausës kanë rrezik më të madh për të humbur masë kockore për 3 arsye kryesore :
- Përmbajtja minerale e kockave është më e vogël tek femrat se tek meshkujt
- Doza e kalciumit e marrë nga dieta zakonisht zvogëlohet me kalimin e moshës
- Shpejtësia e humbjes së dendësisë së kockave rritet me menopausën.
Doza ditore e rekomanduar
Sipas “Shoqërisë ndërkombëtare të osteoporozës” dozat ditore të kalciumit variojnë si më poshtë :
Mosha | Doza ditore e rekomanduar e kalciumit |
---|---|
0-12 muaj (vetëm për të sapolindurit që nuk ushqehen me gji) | 525 mg |
1-3 vjeç | 350 mg |
4-6 vjeç | 450 mg |
7-10 | 550 mg |
11-18 vjeç djem / vajza | 1000 / 800 mg |
Mbi 18 vjeç | 700 mg |
Gratë shtatzëna | 700 mg |
Femrat që ushqejnë me gji | 700 + 550 mg |
Përdorimi:
Dy tableta në ditë me vaktin kryesor. Gëlltiteni me ujë ose me një pije të ftohtë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar.
Mund ta përdonrni për sa kohë të jetë e nevojshme.
- E përshtatshme për vegjetarianët
- Pa gluten
- Pa laktozë
- Pa konservant
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.