Vitabiotics – Immunace
Product details
Immunace – Suport nutricional për sistemin tuaj imunitar
Immunace është një suplement ushqimor i specializuar për të ofruar një mbështetje të gjithanshme për një organizëm të shëndetshëm dhe vital si dhe për të ofruar nutrientë specifik për mbështetjen e funksioneve të sistemit imunitar. Formula e Immunace është zhviluar në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë në studimet nutricionale.
Funsionimi normal i Sistemit Imunitar
Immunace ofron një formulë të plotë që përfshin vitaminën D, Zinkun dhe Seleniumin që kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar, plus folate i cili kontribuon në formimin normal të qelizave të gjakut. Immunace është një nga pionieret e suplementeve të sistemit imunitar në Mbretërinë e Bashkuar që vlerësoi kontributin e vitaminës D jo vetëm në ndërtimin e kockave dhe funksionimin e muskujve por dhe në funksionimin normal të sistemit imunitar.
Mbrojtja e qelizave nga stresi oksidativ
Vitamina E dhe C ndihmojnë në mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ i shkaktuar nga radikalet e lira. Radikalet e lira gjenden në natyrë të formuara nga drita e diellit, tymi i cigareve, ndotja dhe faktorë të tjerë të aktiviteteve moderne. Immunace përmban vitamina, minerale gjurmë, aminoacide dhe burime natyrore të karrotenoideve me vitaminë A që kontribuojnë në mirëmbajtjen e lëkurës dhe membranave të mukozave.
Mbështetje gjithëpërfshirëse
Immunace offron një gamë gjithëpërfshirëse të vitaminave dhe mineraleve. Nëse përdorni Immunace nuk ështe e nevojshme të merrni një multivitaminë tjetër. Formula e Immunace fillimisht u zhvillua në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtar të kërkimeve nutricionale, bazuar në provat shkencore mbi rolin e nutrientëve specifikë në funksionet normale të sistemit imunitar.
Udhëzime mbi përdorimin
Një tabletë në ditë me vaktin tuaj kryesor. Gëlltiteni me ujë apo me një pije të ftohtë. Mos e përtypni. Mos tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Mund të përdoret për sa kohë të jetë e nevojshme.
- E përshtatshme për vegjetarianë
- Pa ngjyrues artificial
- Pa gluten
- Pa konservues
- Pa kripë, maja apo laktozë
- Nuk është testuar mbi kafshë
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.