Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
-15%

Vitabiotics – Hairfollic Woman

Çmimi origjinal qe: 5000 L.Çmimi i tanishëm është: 4250 L.
0 reviews
Estimated Delivery:
12 - 19 Pri, 2025

Product details

Vitabiotics – Hairfollic Woman

Hairfollic Woman është një shtesë ushqimore me 26 lëndë ushqyese përbërëse duke përfshirë biotinën, selenin dhe zinkun për të ndihmuar në ruajtjen e shëndetit normal të flokëve, me përmbajtjen kompleksin Ticologic Biomarine-Collagen, Ekstraktin e Farës së Rrushit dhe aminoacide.

Produkt i përshtatshëm për femra. Jo i përshtatshëm për fëmijët.

Hairfollic është një formulim i specializuar, me lëndë ushqyese specifike për të mbështetur shëndetin normal të flokëve. Ky formulim bazohet në kërkimet më të fundit shkencore nga eskpertë për të ndihmuar në ruajtjen e dietës dhe për të shpërndarë lëndët ushqyese përmes qarkullimit të gjakut për rezultate optimale.

Aminoacidet

Flokët përbëhen nga keratina, një proteinë strukturore e ndërtuar nga aminoacide. Hairfollic përmban një përzierje të aminoacideve, plus folat që mbështet sintezën normale të aminoacideve dhe magnez që mbështet sintezën normale të proteinave.

Shëndeti i flokëve

Hairfollic siguron dozën e bakrit i cili kontribuon në pigmentimin normal të flokëve, plus biotinë, selen dhe zink që kontribuojnë në ruajtjen e flokëve normalë.

Shëndeti i lëkurës dhe thonjve

Me përmbajtje të vitaminës C e cila kontribuon në formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të lëkurës, plus niacinë e cila kontribuon në ruajtjen e lëkurës normale. Me zink dhe selen që ndihmojnë në ruajtjen normale të shëndetit të thonjve.

Me kompleksin Ticologic për femra

Me një kompleks ekskluziv Biomarine-kolagjen për gratë që përmban:

  • Kolagjeni detar i hidrolizuar
  • Ekstrakt i farës së rrushit
  • Silicë
  • Ushqyesit bio-aktivë në Hairfollic shpërndahen nëpërmjet qarkullimit të gjakut për përfitim maksimal

 

  • Trikologjia është studimi shkencor i shëndetit të flokëve dhe kokës (Gr.n.Trikhos)
  • Pa ngjyra artificiale
  • Pa gluten
  • Pa konservues
  • Pa maja
  • Hairfollic nuk është testuar te kafshët

Udhëzime mbi përdorimin

Merrni dy tableta në ditë me vaktin tuaj kryesor.

Gëlltiteni me ujë ose me një pije të ftohtë. Të mos përtypet. Të merret me stomakun plot.

Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore. Mbajeni larg fëmijëve.

Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se ta përdorni nëse jeni nën mbikëqyrjen mjekësore, shtatzënë, ushqeni me gji, keni epilepsi, patologji të tiroides, hemokromatozë, vuani nga alergjitë ushqimore ose jeni alergjikë ndaj ndonjërit prej përbërësve.

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.