Vichy – Mineral 89 krem riparues për sytë
Product details
Vichy Minéral 89 krem riparues për sytë
Vichy Minéral 89 krem riparues për sytë është një përkujdesje e formuluar veçanërisht për konturin e syve. Hidraton dhe lejon ndriçimin dhe freskimin e konturit të syrit. Redukton ënjtjen dhe shenjat e moshës falë përbërjes së kafeinës, edhe në lëkurën e ndjeshme.
Kjo formulë e domosdoshme në përkujdesjen e syve kombinon 89% ujë vullkanik Vichy me acid hialuronik me origjinë natyrale dhe kafeinë të pastër për të sjellë një pamje më të qetë dhe më të ndritshme. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës duke përfshirë lëkurën e ndjeshme, kjo formulë pa paraben dhe parfum ofron deri në 24 orë hidratim të vazhdueshëm.
- Uji vullkanik Vichy: I lindur në thellësi të vullkaneve franceze, ky ujë fuqizohet nga 15 minerale thelbësore.
- Acidi hialuronik me origjinë natyrale: Një përbërës i fuqishëm i aftë për të hidratuar, ushqyer dhe mbushur dukshëm lëkurën.
- Kafeina e pastër: Një antioksidant qetësues që ndihmon në sigurimin e një pamje më të ndritshme dhe më të qetë. I jep lëkurës veti anti-inflamatore dhe redukton shfaqjen e celulitit dhe ënjtjen nën sy.
Që nga aplikimi, konturi i syve është i hidratuar përgjatë 24 orëve, rrudhat dhe vijat e holla zbuten dhe rrathët e zinj reduktohen. Pamja juaj është më pak e lodhur.
- E testuar në lëkura të ndjeshme, e përshtatshme për çdo tip lëkure.
- E testuar klinikisht. E testuar oftalmologjikisht dhe dermatoligjikisht.
- Formule hipoalergjike. Pa alkool. Jo komedogjenike.
Udhëzime mbi përdorimin
Hidhni një pikë në majë të gishtave dhe aplikojeni në lëkurën e pastër rreth syve. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.