Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh

TecnoPharma – ROVITEC A+E

1550 L
0 reviews
Estimated Delivery:
02 - 09 Qer, 2025

Product details

ROVITEC A+E

ROVITEC A+E është suplement ushqimor i Retinol-it ( vitamina A & E ) në formën e tabletave të përtypshme me shije çokollate i vlefshëm për të gjitha rastet e marrjes së reduktuar ushqimore ose rritjes së nevojave.

Përbërësit aktivë:

  • Vitamina A- luan rol thelbësor për funksionimin normal të retinës dhe shikimit. Vepron si një bashkëfaktor në disa procese enzimatike dhe është esencial për rritjen e kockave dhe funksionin testikular dhe të vezoreve. Gjithashtu ndërhyn në zhvillimin embrional duke rregulluar rritjen dhe diferencimin indor. Karotenoidet janë kryesisht të rëndësishme për veprimin e tyre antioksidant. Vitamina A mbron dhe mban të shëndetshme lëkurën, flokët, membranat mukozale, forcon imunitetin kundër infeksioneve të mushkërisë falë veprimit antioksidant që i mbron qelizat nga plakja dhe dëmtimet degjenerative të prodhuara nga radikalet e lira.
  • Vitamina E- përbën një nga antioksidantët më të fuqishëm, i cili rrit sistemin imunitar dhe ngadalëson plakjen e qelizave, duke mbrojtur membranat e tyre dhe në këtë mënyrë i pengon ato të sulmohen nga mbetjet toksike. Është esenciale në prodhimin e energjisë duke rritur fuqinë muskulare, forcën fizike dhe rezistencën ndaj lodhjes. Studime të tjera kanë nxjerrë në pah veprimin e tij në indet e trurit:  përmirëson qartësinë mendore, përqendrimin dhe madje edhe kujtesën. Vitamina E nevojitet më tepër  kur kemi ndjesi plogështie, lodhjeje, dëshirë për të fjetur dhe vështirësi përqendrimi.

Udhëzime mbi përdorimin

Merrni një tabletë në ditë ose në varësi të këshillave të mjekut.