Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
Sold
out

Synergy – Manesium + B6

0 reviews
Sold
Estimated Delivery:
13 - 20 Pri, 2025

Product details

Manesium + B6

Magnezi merr pjesë në rregullimin e tkurrjes së muskujve. Kur shfaqet një mungesë, mund të ndodhin spazma të muskujve të pjesës së poshtme të këmbës. Kryesisht, gratë, atletët dhe të moshuarit vuajnë nga ngërçet e muskujve. Spazmat ndodhin papritur, zakonisht gjatë gjumit. Personat që janë aktivë dhe marrin pjesë në sporte rekreative, mund të vuajnë gjithashtu nga ngërçe gjatë stërvitjes, për shkak të humbjes së sasive më të mëdha të lëngjeve përmes djersitjes. Zemra është muskuli më i rëndësishëm, funksioni i të cilit varet nga marrja e magnezit. Ndihmon në kontrollin e aktivitetit të refleksit neuromuskular. Gjithashtu, magnezi redukton mpiksjen jonormale të gjakut në zemër, gjë që zvogëlon rrezikun për atak në zemër dhe goditje në tru.

Ai luan një rol kyç në ruajtjen e funksioneve normale, nervore dhe psikologjike. Magnezi ndihmon në reduktimin e lodhjes.

Ka një kontribut të rëndësishëm në mineralizimin e kockave dhe dhëmbëve.

Magnezi merr pjesë në sintezën e acideve yndyrore dhe proteinave, si dhe në metabolizmin e glukozës. Statusi i magnezit është gjithashtu i rëndësishëm për rregullimin e ekuilibrit të kalciumit nëpërmjet efekteve të tij në gjëndrën paratiroide.

Trupi nuk mund të krijojë magnez. Duhet të merret nëpërmjet dietës ose shtesave ushqimore në sasi të mjaftueshme për të shmangur mungesën e tij. Dieta e pabalancuar, dietat e ndryshme për humbje peshe dhe ushqimi i përpunuar në mënyrë jo të duhur, mund të shkaktojnë mungesë magnezi.

Shenjat e mungesës mund të përfshijnë lodhjen, ngërçet e muskujve, funksionin e parregullt të muskujve, depresionin dhe apatinë.

Nevojat e trupit tonë për magnez variojnë nga 350 deri në 800 mg në ditë, në varësi të moshës, gjinisë dhe dietës. Kërkesa e shtuar për magnez mund të ndodhë gjatë:

  • Rritjes së stresit psikologjik (stresi, ankthi)
  • Rritja e aktivitetit fizik (atletët)
  • Përdorimi i shpeshtë i laksativëve
  • Gjatë shtatzënisë dhe laktacionit
  • Fëmijët në rritje të shpejtë dhe adoleshentët

Benefitet:

  • Efekti sinergjik i magnezit dhe vitaminës B6
  • Forma organike e magnezit (Citrat Magnezi)
  • I lehtë për t’u përdorur
  • Tolerohet lehtë nga organizmi
  • Pa ngjyrues artificial dhe ëmbëlsues
  • Pa gluten dhe maja

Udhëzime mbi përdorimin

Një kapsulë në ditë pas ngrënies.

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.