Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh

Q+A – Vitamin C Brightening Serum

1250 L
Estimated Delivery:
12 - 19 Pri, 2025

Product details

Prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar (UK)
Rifreskoni lëkurën tuaj me këtë serum me antioksidantë dhe me efekt hidratues. Formula unike e saj është e lehtë dhe përthithet shpejt nga lëkura, por siguron hidratimin e nevojshëm. Vitamina C së bashku në një kombinim të Dheut Vullkanik dhe Acideve Hialuronike, siguron që të jetë shumë efektive kundër lëkurës së maturuar.


98.6% Formulë Natyrale

Cruelty Free 
Pa alkool 
Pa aromë 
Vegan Friendly

Përdorimi: Aplikohet në lëkurën e pastër para ose në vend të kremit hidratues, në mëngjes dhe në mbrëmje. Kjo formulë është një kombinim ndërmjet një serumi dhe një kremi hidratues.

Vitamina C
Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që mund të ndihmojë në përmirësimin e pigmentimit te lëkurës, njëtrajtësinë e tonit të saj, stimulimin e prodhimit të kolagjenit dhe zvogëlimin e dukshëm të rrudhave. Ndërsa Vitamina C mund të bëhet e paqëndrueshme kur ekspozohet nën efektin e rrezeve ultraviolet (Diellit), ujë dhe ajër, duke ndryshuar ngjyrën dhe duke reduktuar efektivitetin e saj, Q+A përdor një paketim të veçantë për ta mbajtur produktin shumë të qëndrueshëm.

Dheu Vullkanik
Dheu Vullkanik është përbërësi që ndihmon në mbajtjen e Vitaminës C shumë të qëndrueshme. Ai e bën këtë duke krijuar një barrierë për të mbrojtur ingredientin nga ekspozimi dhe oksidimi ose ndryshimi i ngjyrës, pa ndikuar në përbërësit e tjerë në këtë serum, kështu që merren të gjitha përfitimet nga çdo aplikim.

Acid Hialuronik
Acidi Hialuronik rigjeneron, hidraton dhe promovon lëkurën e shëndetshme. Acidi Hialuronik gjithashtu është i njohur për qasjen e tij anti-rrudhë, duke e bërë atë një përbërës kyç për lëkurën e maturuar.

Përbërësit: Ujë , Triglicerida Kaprilik/Kaprik, Izomil Laurate, Poligliceril-4 Diizostearat/Polihidroksistearat/Sebakat, Glicerina, Skualan, Sulfat Magneziu, Acid Askorbik, Acid Hialuronik, Amilopektinë, 1,2-Hekzanediol Etilheksilglicerina, Fenoksietanol, Tokoferol, Acid Citrik

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.