Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
-15%

Purasana – Immunity Mix

Çmimi origjinal qe: 3000 L.Çmimi i tanishëm është: 2550 L.
0 reviews
Estimated Delivery:
16 - 23 Qer, 2025

Product details

Purasana – Immunity Mix

BIO Immunity Mix është një përzierje vegane e ekstrakteve bimore që përmban shumë përbërës të shëndetshëm si: acerola, baobab, camu-camu, reishi dhe kurkuminë.

  • Kurkumina, e cila gjendet tek shafrani, shquhet për efektet e saj anti-inflamatore.
  • Reishi ose Ganoderma lingzhi është një nga kërpudhat që përdoret kryesisht në mjekësinë tradicionale kineze e njohur për njerëzit që duan të forcojnë sistemin e tyre imunitar.
  • Baobab, acerola dhe pluhuri camu-camu gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm. Të gjithë këta përbërës kanë të paktën një veti të përbashkët që është përmbajtja e lartë e vitaminës C. Ajo ka një rol të rëndësishëm në trup, pasi ndikon në funksionimin e duhur të kockave, mishrave të dhëmbëve, dhëmbëve, dhe sistemin nervor. Përveç kësaj, ajo gjithashtu kontribuon në mbrojtjen e qelizave kundër stresit oksidativ, zvogëlimin e ndjesisë së lodhjes, përmirëson përthithjen e hekurit dhe nxit metabolizmin për prodhimin e energjisë.

Përzierja ka cilësi bio e cila e bën atë të përshtatshme edhe për veganët. Mund të përdoret nga kushdo që dëshiron të përmirësojë imunitetin e tij.

  • Përmban acerola, baobab, camu-camu, reishi dhe kurkuminë
  • E pasur me fibra dhe vitaminë C
  • Kontribuon në funksionimin e duhur të kockave, mishrave të dhëmbëve dhe sistemit nervor
  • Mund ta shtoni në vakte dhe pije

Udhëzime mbi përdorimin

Hidhni 1 lugë çaji (5gr) në 300 ml lëng ose qumësht.
Mund ta përzieni në musli, smoothie ose kos.