Purasana – Immunity Mix
Product details
Purasana – Immunity Mix
BIO Immunity Mix është një përzierje vegane e ekstrakteve bimore që përmban shumë përbërës të shëndetshëm si: acerola, baobab, camu-camu, reishi dhe kurkuminë.
- Kurkumina, e cila gjendet tek shafrani, shquhet për efektet e saj anti-inflamatore.
- Reishi ose Ganoderma lingzhi është një nga kërpudhat që përdoret kryesisht në mjekësinë tradicionale kineze e njohur për njerëzit që duan të forcojnë sistemin e tyre imunitar.
- Baobab, acerola dhe pluhuri camu-camu gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm. Të gjithë këta përbërës kanë të paktën një veti të përbashkët që është përmbajtja e lartë e vitaminës C. Ajo ka një rol të rëndësishëm në trup, pasi ndikon në funksionimin e duhur të kockave, mishrave të dhëmbëve, dhëmbëve, dhe sistemin nervor. Përveç kësaj, ajo gjithashtu kontribuon në mbrojtjen e qelizave kundër stresit oksidativ, zvogëlimin e ndjesisë së lodhjes, përmirëson përthithjen e hekurit dhe nxit metabolizmin për prodhimin e energjisë.
Përzierja ka cilësi bio e cila e bën atë të përshtatshme edhe për veganët. Mund të përdoret nga kushdo që dëshiron të përmirësojë imunitetin e tij.
- Përmban acerola, baobab, camu-camu, reishi dhe kurkuminë
- E pasur me fibra dhe vitaminë C
- Kontribuon në funksionimin e duhur të kockave, mishrave të dhëmbëve dhe sistemit nervor
- Mund ta shtoni në vakte dhe pije
Udhëzime mbi përdorimin
Hidhni 1 lugë çaji (5gr) në 300 ml lëng ose qumësht.
Mund ta përzieni në musli, smoothie ose kos.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.