Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh

Profarma – Aspirinë 500mg

90 L
0 reviews
Estimated Delivery:
12 - 19 Pri, 2025

Product details

Çdo tabletë përmban: 500 mg acid acetil salicilik.

  • Aspirina është një antiinflamator jo steroid ( NSAID ) salicilik dhe ka shumë karakteristika të përbashkëta me antiinflamatorët e tjerë jo steroidë ( NSAID ).
  • Ajo jep efekte analgjezike, antipiretike, antiinflamatore dhe antireumatike.
  • Aspirine e ul temperaturën e lartë të trupit me anën e zgjerimit të enëve periferike të gjakut.
  • Veprimin antiinflamator dhe analgjezik e ushtron me anën e frenimit të kompleksit enzimatik prostaglandinësintetazë.
  • Aspirine duke acetiluar ciklooksigjenazën e trombociteve, parandalon sintezen e tromboksanit A, një rrjedhës i prostaglandinës, që është një vazokonstriksion i fuqishëm e që nxit agregimin e trombociteve dhe reaksionit e çlirimit të trombociteve.
  • Aspirine e frenon agregimin e trombociteve.

Aspirine —500 mg tableta indikohet në:

  • dhimbjet me intensitet të ulët ose mesatar me lokalizime të ndryshme ( dhimbje koke, dhimbje dhëmbi, neuralgji, mialgji, dhimbje menstruale, dhimbje posttraumatike e pasoperatore );
  • uljen e temperaturës në gjendjet me ethe;
  • gjendjet inflamatore si : ethe reumatike, artrit reumatoid dhe osteoartrit;
  • profilaksinë e sëmundjeve cerebrovaskulare ose e infarktit të miokardit ( për shkak të efektit antitrombocitar).

Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Aspirine për një qëllim tjetër.
Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Aspirine.

Përpara se të merrni Aspirine

Mos merrni Aspirine në qoftë se keni:

  • mbindjeshmëri ndaj aspirinës;
  • hemofili dhe çrregullime të tjera të koagulimit të gjakut;
  • ulçerë peptike aktive;
  • fëmijët nën moshën 12 vjeç ( përveç mjekimit të artritit juvenil ) për shkak të rrezikut të shfaqjes së sindromit Reye.

Tregoni kujdes të veçantë me Aspirine

Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Aspirine në qoftë se:

  • jeni të sëmurë me të dhëna për ulçerë peptike;
  • jeni të sëmurë me çrregullime të koagulimit të gjakut;
  • jeni të sëmurë me dëmtim të veshkave, të mëlçisë ( nuk duhet përdorur në qoftë se dëmtimi është i rëndë ) ose tek të sëmurët që janë të dehidratuar;
  • do t’ja jepni fëmijëve nën moshën 12 vjeç sepse mund të shkaktojë sindromin Reye dhe mund të përdoret vetëm pasi të jetë bërë bilanci midis përfitimeve terapeutike dhe rreziqeve të mundshme ( mund të përdoret në artritin juvenil ) ;
  • jeni të sëmurë me astmë;
  • jeni te sëmurë me sëmundje alergjike;
  • vuani nga hipertensioni i padominuar ditë me pamjaftueshmëri të glukozë-6- fosfatdehidrogjenazës;
  • jeni shtatzanë sepse duhet mënjanuar gjatë tremujorit të fundit:
  • jeni ende në periudhën e ushqyerjes me gji të fëmijëve.

Aspirina nuk duhet përdorur për mjekimin e gutës.

Marrja e Aspirine me ushqim dhe pije

Aspirine nuk duhet marrë në bashku me pije alkoolike dhe duhet marrë gjithmonë pas ushqimit në mënyrë që të mos kemi një dëmtim të stomakut.

Shtatzania

Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzanë ose po planifikoni të ngeleni shtatzanë.
Rreziku në shtatzani: kategoria C.
Duhet përdorur me kujdes gjatë shtatzanisë dhe duhet evituar gjatë tremujorit të fundit të shtatzanisë.
Mund të shkaktojë hemorragji, vonesë dhe ngadalësim të lindjes, mbyllje intrauterine të duklusit arterioz dhe kernikterus tek neonatët.

Ushqimi me gji

Salicilatet eksretohen me qumështin e gjirit.
Për këtë arsye është mirë që të përdoren me kujdes gjatë ushqyerjes me gji të fëmijëve.

Marrja e barnave të tjera

Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Aspirine .
Ju lutemi te kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.

Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Aspirine në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjate trajtimit.

  • Marrja e njëkohshme e aspirinës dhe alkoolit etilik rrit rrezikun për ulçeracione gastrointestinale.
  • Barnat që acidifikojnë urine ( kloruri i amoniumit, acidi askorbik, metionina ), pakësojnë eksretimin e aspirines dhe rritin përqëndrimet e saj në gjak.
  • Barnat që alkalinizojnë urinën, pakësojnë efikasitelin e aspirines, pasi shtojnë ekskretimin e saj.
  • Acetazolamidi mund të shtojë ekskretimin urinar për sa kohë urina është alakline, ndërsa aspirine mund të rrisë toksicitetin e acetazolamidit në S.N.Q.
  • Aspirina mund të pakësojë efektin diuretik të spironolaktonit dhe diuretikeve të ansës.
  • Aspirina shton efektin antikoagulant dhe rrit rrezikun për hemorragji, kur jepet së bashku me heparinën ose antikoagulantët oralë.
  • Aspirina pakëson efektin antihipertensiv të ACE – inhibitorëve dhe beta bllokuesve.
  • Kombinimi i aspirines me barna të tjerë antiinflamatorë josteroidë nuk ofron ndonjë avantazh terapeutik, ndërkohë që shton incidencën e efekteve anësore.
  • Dhënia e njëkohshme e aspirines me barna kortikosteroide mund të shtojë toksicitetin gastrointestinal te saj.
  • Aspirina mund të shtojë përqëndrimet plazmatike dhe për pasojë toksicitetin e acidit valproik.
  • Aspirine pengon sekretimin tubular të metotreksatit duke rritur kështu toksicitetin e tij.

Si ta merrni Aspirine

Gjithmonë merreni Aspirine sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Aspirine 500 mg janë shumë të fortë ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat duhet të gëlltiten me një gotë qumësht ose një gotë ujë ( 200- 250 ml ) mundësisht të vakët dhe pas ushqimit.

Tabletat e Aspirine disponohen në formëdozën 500 mg.

Dozimi jepet si më poshtë:

Për veprimin analgjezik, antipiretik dhe antiinflamator:
doza e zakonshme është 300 mg – 1 g, 3 – 4 herë në ditë, në përputhje me nevojat klinike.

Në çrregullimet reumatike akute:
mund të përdoren 4 – 8 g në ditë, në doza të ndara.

Fëmijët: vetëm në artritin juvenil:
deri në 80 mg/kg peshë trupore në ditë të cilat jepen në 5 – 6 doza të ndara.
Në rastet e rënduara mund të jepen deri në 130 mg/kg peshë në ditë.

Për veprimin antitrombotik ( antiagregant ):

për efektin e tij antitrombotik pas infarktit të miokardit, krizave iskemike kalimtare ose tek të sëmurët me anginë të paqëndrueshme doza e rekomanduar është 100 – 300 mg në ditë.

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.