Product details
Qumësht AR 1 për trajtimin e refluksit
Formulë e kompletuar e qumështit për trajtimin e refluksit gastro-ezofagial (nxjerrja e sasive të vogla pas ushqimit)
Këshilla të rëndësishme:
AR 1 duhet të përdoret vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore.
Përgatitja dhe ruajtja e pamjaftueshme mund të shkaktojë probleme ose rreziqe për shëndetin e foshnjës. Ndiqni udhëzimet me kujdes.
- Përgatitni vetëm një shishe për t’ia dhënë fëmijës menjëherë pas përgatitjes.
- Mos e ripërdorni qumështin e mbetur në shishe në fund të ushqyerjes.
- Përdorni vetëm gotën matëse që gjendet në paketim.
E rëndesishme:
Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për foshnjën
Nëse ushqyerja me gji nuk është e mundur ose e mjaftueshme, me këshillën e pediatrit, foshnja duhet të ushqehet me ushqim të përshtatshëm për nevojat e tij.
AR 1 është një ushqim pluhur për qëllime të veçanta mjekësore i formuluar për të plotësuar plotësisht nevojat ushqyese të foshnjave që nga lindja.
AR 1 është i përshtatshëm, si i vetmi burim ushqimi, për ushqimin e veçantë të foshnjave që nga lindja deri në muajin e 6-të të jetës, në rast se nuk ushqehen me gji.
Udhëzime mbi përdorimin
- Lani me kujdes dhe thani duart.
- Sterilizoni shishen dhe aksesorët përpara përdorimit.
- Zieni dhe hidhni sasinë e nevojshme të ujit të nxehtë në shishe (shih tabelën treguese të ushqyerjes) në një temperaturë prej 70 ° C.
- Mbushni kupën matëse të përfshirë duke niveluar pluhurin e tepërt me tehun e një thike të larë dhe të sterilizuar.
- Hidhni sasinë e treguar të lugëve matëse në shishe (shih tabelën treguese të ushqyerjes).
- Mbylleni dhe tundeni shishen.
- Para se t’ia jepni fëmijës, kontrolloni temperaturën e qumështit në pjesën e pasme të dorës.
- Temperatura e qumështit nuk duhet të kalojë 37/40 ° C.
- Pas përdorimit, vendoseni kupën matëse në kuti duke u siguruar që të jetë e pastër dhe e thatë.
Mosha | 1 dhe 2 javë | 3 dhe 4 javë | 2 muaj | 3 muaj | 4 dhe 5 muaj | 6 muaj |
---|---|---|---|---|---|---|
Ujë cc ose ml | 90 | 120 | 150 | 180 | 210 | 240 |
Masa në lugë | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 |
Vaktet në 24 orë | 6 | 6 | 5 | 5 | 5 | 4 |
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.