Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh

Plasmon – Nutri Uno (0-6m)

3130 L
0 reviews
Estimated Delivery:
22 - 29 Nën, 2024

Product details

Plasmon – Nutri Uno (0-6m)

Qumësht për foshnje, që nga dita e parë e lindjes deri në 6 muaj. Përbërësi ekskluziv  “Qumështi i Fermentuar” i pranishëm në qumështin Plasmon Nutri-Uno vjen nga procesi i fermentimit me Lactobacillus paracasei CBA L74.  Përgatitja dhe ruajtja jo-adekuate mund të shkaktojë shqetësime ose rreziqe për shëndetin e foshnjës. Ndiqni udhëzimet me kujdes.

  • Përgatitni një shishe që duhet t’i jepet foshnjës menjëherë pas përgatitjes.
  • Mos e ripërdorni qumështin e mbetur në shishe në fund të ushqyerjes.

Kujdes!

Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për foshnjën. Organizata Botërore e Shëndetit e rekomandon atë si një ushqim ekskluziv deri në muajin e gjashtë dhe si një përbërës të një diete të ekuilibruar. Nëse ushqyerja me gji nuk është e mundur ose e mjaftueshme, gjithmonë kërkoni këshilla nga pediatri juaj.

Ruajtja: Plasmon Nutri Uno mund të ruhet në paketim të mbyllur, pa pasur nevojë për ftohje, në një vend të thatë larg burimeve të nxehtësisë. Pas përgatitjes duhet konsumuar brenda 24 orëve duke e ruajtur në frigorifer. Qumështi i mbetur në shishe pas ushqyerjes nuk duhet të ripërdoret.

Udhëzime mbi përdorimin

  1. Lani me kujdes dhe thajini duart.
  2. Sterilizoni shishen  para përdorimit.
  3. Shkundni paketimin para se ta hapni, derdhni sasinë e kërkuar të qumështit në shishe dhe ngroheni në një temperaturë prej rreth 37 ° C
  4. Nuk kërkohet zierje pasi produkti është sterilizuar.
  5. Pas ushqyerjes, lani me kujdes shishen

DOZAT: Me këshillën e pediatrit sipas nevojave specifike të foshnjës.

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.