Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh

Pharmaguida – Mammavit DHA

2250 L
0 reviews
Estimated Delivery:
12 - 19 Pri, 2025

Product details

Kapsulat xhelatinoze të Mammavit DHA janë një suplement dietik me vitamina, minerale dhe DHA, që ofrojnë një kontribut shtesë në raste nevoje të shtuar nga trupi apo mangësi të këtyre përbërësve.

Disa përbërës në këtë produkt mund të kontribuojnë në:

  • Rritjen e indeve të nënës gjatë shtatzanisë dhe në formimin normal të gjakut (acidi folik)
  • Formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, hemoglobinës dhe në trasportin normal të oksigjenit (vitamina B2)
  • Mbrotjen e qelizave nga stresi oksidativ (Bakri dhe Vitamina B2)
  • Në funksionimin normal të sistemit imunitar dhe në ndarjen qelizore (hekuri, acidi folik dhe vitamina D)
  • Në metabolizmin energjitik normal (Biotin, Vitamina B2, hekur, magnez dhe bakër)
  • Në formimin normal të indit lidhor (magnezi)
  • Në sintezën normale të hormoneve steroidike, në metabolizmin e vitaminës D dhe disa neurotransmetuesve (vitamina B5)
  • Në transportin normal të hekurit në organizëm (bakri)

Udhëzime mbi përdorimin

Rekomandohet të merret një kapsulë në ditë, mundësisht me vaktin kryesor. Duhet të gëlltitet dhe jo të përtypet.

Kujdes! Mbajeni larg fëmijëve nën 3 vjeç. Suplementet dietike nuk mund të zevendësojnë një dietë të balancuar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme. Mos e tejkaloni dozën ditore. Ruajeni në vënd të freskët (<25 °C) dhe të thatë, larg nga drita dhe nxehtësia.
Pa gluten.

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.