Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
-20%

Pharmaceris – H-Stimupurin Shampoo Stimulating Hair Growth

Çmimi origjinal qe: 2293 L.Çmimi i tanishëm është: 1834 L.
0 reviews
Estimated Delivery:
22 - 29 Nën, 2024

Product details

Pharmaceris – H-Stimupurin Shampoo Stimulating Hair Growth

Kjo shampo është krijuar për femra dhe meshkuj të prekur nga rënia e tepërt e përkohshme, ose rrallimi i flokëve. Ndihmon për të luftuar rënien që lidhet me predispozitat gjenetike dhe faktorët hormonalë (alopecia androgjenike) ose mjedisore. Parandalon në mënyrë efektive rënien e flokëve të shkaktuar nga mjekimi i zgjatur, stresi, lodhja, dobësia e përgjithshme (p.sh. lidhur me dietën) ose pas shtatzënisë. Është e përshtatshme për skalpin e ndjeshëm.

Stimupurin Specialist Shampoo Stimulating Hair Growth përmban  një kombinim unik i dy përbërësve: Faktori Natyror i Rritjes FGF dhe kafeina tregon efikasitet të konfirmuar shkencërisht në parandalimin e rënies së flokëve dhe stimulimin e rritjes së flokëve në të njëjtën kohë.

Përbërësit që përmban ky kompleks ndikojnë në nivelin qelizor duke aktivizuar gjenet që janë përgjegjëse për zhvillimin e flokëve të rinj. Ato nxisin proceset jetësore të gjëndrave ekzistuese të flokëve për të nxitur rritjen natyrale të flokëve dhe zgjatjen e jetëgjatësisë së tyre (faza anagen).

Kafeina parandalon rënien e përcaktuar gjenetikisht duke neutralizuar efektin negativ të hormoneve (androgjeneve, DHT) përgjegjëse për degradimin e flokëve dhe rënien e parakohshme të flokëve.

Përbërësit e zgjedhur me kujdes: niacinamide (vitamina PP), D-panthenol dhe biotina kanë efekt qetësues dhe rivendosin ekuilibrin fiziologjik të skalpit të kokës.

  • Shampoja pastron flokët dhe skalpin tuaj butësisht por në mënyrë efektive.
  • Zbut dhe forcon strukturën e flokëve dhe rikthen trashësinë natyrale të flokëve.
  • Ka një nivel pH neutral të ngjashëm me atë të kokës.

Pa parabene, alergene, ngjyrues artificialëdhe silikone. Tolerancë dhe efikasitet i lartë. Testuar dermatologjikisht.

Udhëzime mbi përdorimin

  • Lani flokët me shampon çdo ditë ose të paktën 3 herë në javë. Aplikojeni shampon në flokë dhe skalp të lagur. Fërkojeni butësisht për 2-3 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë. Nëse produkti ju bie në kontakt me sytë, lajini menjëherë me ujë.
  • Shampoja  mund të përdoret çdo ditë.
  • Për të përmirësuar rezultatet e trajtimit, përdoreni në kombinim me Pharmaceris H-Stimulinum Hair Growth Stimulating Conditioner.

Related products

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.