Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
-20%

Pharmaceris – H-Stimuclaris Double Action Hair Growth Stimulating & Anti-Dandruff Shampoo

Çmimi origjinal qe: 2590 L.Çmimi i tanishëm është: 2072 L.
0 reviews
Estimated Delivery:
22 - 29 Nën, 2024

Product details

Pharmaceris – H-Stimuclaris Double Action Hair Growth Stimulating & Anti -Dandruff Shampoo

Rekomandohet për larjen e flokëve dhe skalpit të kokës për gratë dhe burrat, për flokët me problemin e zbokthit dhe me tendencë për rënie apo rrallim.

H-Stimuclaris rekomandohet për flokë të dobët, të hollë, të yndyrshëm si dhe për inflamacion seborreik të kokës me skuama. Kjo formulë e patentuar për përdorim të përditshëm, është e sigurtë për skalpin e ndjeshëm.

Shampoja dermatologjike e specializuar është një zgjidhje efektive për problemet ekzistuese dhe të vështira për t’u kapërcyer me lëkurën e kokës – zbokthin dhe rënien e tepërt të flokëve. Bazuar në piroktonat olamine dhe acidin citrik pastron në mënyrë efektive lëkurën e kokës, duke eliminuar simptomat dhe shkaqet e zbokthit shqetësues dhe jo-estetik, i cili prish ciklin fiziologjik të jetës së flokëve, duke shkaktuar rënie të tepërt dhe rrallim të flokëve.

Kompleksi i kafeinës dhe faktori natyror i rritjes FGF, stimulon bioaktivuesin e rritjes së flokëve – proteinën FGF7, përgjegjëse për stabilizimin e ciklit jetësor të flokëve, zgjatjen e fazës së rritjes (fazës anagen). Përmirëson mikroqarkullimin dhe oksigjenimin e qelizave, forcon folikulin e flokëve, ndërkohë që pengon rënien e flokëve dhe aktivizon dhe përshpejton rritjen e tyre natyrale. Si rezultat, parandalon rënien e parakohshme të flokëve, rrallimin, duke forcuar ndjeshëm flokët, duke zbutur strukturën e tyre dhe duke rritur volumin e tyre.

Formula delikate e shampos së pasuruar me D-panthenol qetësues, rikthen ekuilibrin e lëkurës së kokës, rikthen rehatinë dhe nivelin e nevojshëm të hidratimit. Redukton kruajtjen dhe yndyrën e flokëve. Rikthen pH natyral të skalpit, duke i lënë flokët të butë duke reduktuar këputjen.

Udhëzime mbi përdorimin

  • Përdoreni shampon çdo ditë ose minimalisht 3 herë në javë.
  • Aplikojeni në flokë dhe skalp të lagur. Masazhojeni butësisht për 2-3 minuta, më pas shpëlajeni me ujë.
  • Në rast kontakti me sytë, shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Për të rritur efektivitetin e veprimit stimulues të rritjes së flokëve, përdoreni së bashku me Pharmaceris H-Stimulinum ose H-Stimuforten. Mund të përdorni peeling trikologjik pastrues H-Stimupeel një herë në javë si masë parandaluese.

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.