Onovo – Calci-Care
Product details
Suplementi ideal për nënat gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies
Suplementi më i sigurtë dhe me përthithje maksimale ofron kalcium me 0 papastërti.
Kalciumi – shtesa ushqimore e kalciumit është e domosdoshme sidomos gjatë periudhës së shtatzanisë. Redukton komplikacionet gjatë shtatzanisë dhe siguron në këtë mënyrë një shtatzani normale.
Magnesiumi – ky mineral luan një rol thelbësor në metabolizmin e kalciumit. Aktivizon vitaminën D për një përthithje më të mirë të kalciumit.
Zinku – faza e rritjes e bebit përfshin shumë procese metabolike ku përfshihet dhe ndarja qelizore. Zinku është një ko-faktor shumë i rëndësishëm në ndarjen qelizore, në sintezën e shumë enzimave dhe në sintezën e ADN dhe ARN. Suplementimi i sasive të përshtatshme të zinkut tek fëmijët gjatë rritjes siguron aktivitet normal enzimatik, ndarje normale të qelizave dhe të materialit gjenetik (ADN & ARN). Gjatë shtatzanisë deficienca e Zinkut është lidhur me shumë komplikacione, vonesë në rritje dhe çrregullime kongjenitale të fetusit.
Vitamina D3 – Ndihmon në përthithjen e kalciumit nga trupi. Aktivizohet në prezencë të magnesiumit dhe ndihmon në metabolizmin normal të kalciumit. Ndihmon në zhvillimin dhe përmirësimin e sistemit imunitar.
Udhëzime mbi përdorimin
Një tabletë 2-3 herë në ditë sipas udhëzimeve të mjekut tuaj.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.