Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
-15%

Now – Vitamina B-6 100mg

Çmimi origjinal qe: 1370 L.Çmimi i tanishëm është: 1165 L.
0 reviews
Estimated Delivery:
21 - 28 Kor, 2025

Product details

Now Vitamina B-6 100mg

Kapsula vegane të cilat mbrojnë shëndetin kardiovaskular, mbështesin metabolizmin e shëndetshëm të homocisteinës dhe funksionin e sistemit nervor. Vitamina B-6 është një faktor i cili bashkëvepron në reaksione të shumta enzimatike që kërkohet për metabolizmin e yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave. Ajo lehtëson shndërrimin e aminoacideve, është e nevojshme për sintezën normale të hemoglobinës, si dhe për funksionin normal dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut. Vitamina B-6 luan një rol të rëndësishëm në rregullimin e metabolizmit të homocisteinës në trup. Homocisteina, ky nënprodukt i ciklit të metioninës, njihet si shkatërrues për indet trupore, veçanërisht në strukturat vaskulare. B-6 mundëson gjithashtu ruajtjen e një sistemi nervor të shëndetshëm.

Duke u bërë pjesë e një diete të ekuilibruar mirë, ul yndyrnat e ngopura dhe kolesterolin. Vitamina B-6 mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve vaskulare.

Udhëzime mbi përdorimin

Merrni 1 kapsulë në ditë me nje vakt. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar. Vetëm për të rriturit. Ruajeni në një vend të freskët dhe të thatë pas hapjes.

https://www.nowfoods.com/products/supplements/vitamin-b-6-100-mg-veg-capsules