Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
-20%

Noreva – Sensidiane AR CC Cream (SPF 30)

Çmimi origjinal qe: 2700 L.Çmimi i tanishëm është: 2160 L.
0 reviews
Estimated Delivery:
23 - 30 Qer, 2025

Product details

Noreva Sensidiane AR CC Cream (SPF 30)

Sensidiane AR CC Cream është një krem korigjues, unifikues i përshtatshëm specifikisht për lëkurë të ndjeshme, të prirur ndaj rosacea. Me anë të një lëvizje të vetme hidraton, mbron (falë faktorit mbrojtës SPF 30), zbut, zvogëlon skuqjen dhe korrigjon imperfeksionet e lëkurës. Tekstura e tij jo e yndyrshme përthithet shpejt, mbulon të gjitha nuancat e të kuqes dhe e lë lëkurën të lëmuar dhe të relaksuar.

  • E formuluar me teknologjinë HD Pure Color.
  • Përmban mbrojtje SPF 30 100% minerale – parandalon shfaqjen e njollave hiperpigmentuese.
  • Ngjyra e kremit është e lehtë, me mbulim mesatar për çdo lloj lëkure sidomos ato sensitive me tendenca për skuqje/rosacea.
  • I përshtatshëm për mosha mbi 10 vjeç.
  • Ndjesi rehatie, fytyrë e lëmuar, e mëndafshtë, pamje rrezatuese.
  • Lehtësisht e përthithshme dhe ka qëndrim afatgjatë në lëkurë.
  • Veprim i dyfishtë kundër skuqjes: fsheh menjëherë dhe korrigjon në mënyrë të qëndrueshme.

Përbërësit kryesore:

  • Azelacalm dhe Neutrazen™ Pro –  ka veprim anti-inflamator dhe redukton ndjeshmërinë e lëkurës.
  • Calmactiv – ndihmon në reduktimin e skuqjes.
  • Pigmentet – efekt korrigjues dhe unifikues për lëkurën.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni kremin në mënyrë të njëtrajtshme në fytyrë dhe qafë çdo mëngjes, pasi ta keni pastruar lëkurën tërësisht me ujin micelar.