Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh

Milupa – Aptamil Premature

2200 L
0 reviews
Estimated Delivery:
04 - 11 Sht, 2025

Product details

Milupa – Aptamil Premature

Aptamil Premature përmban të gjitha vlerat ushqyese të nevojshme për zhvillimin dhe sistemin imunitar të shëndetshëm të fëmijës i cili është lindur para kohe. Qumështi Aptamil Premature është formuluar për të plotësuar nevojat ushqimore të fëmijëve Premature. Me shumë vlera energjike, shumë proteina dhe mikroelemente, krahasuar me qumështin normal. LCP Milupa është një kompleks acidesh yndyrore të pangopura, të cilët janë tepër të rëndësishëm në muajt e parë të jetës, duke qenë se organizmi i fëmijëve nuk i prodhon dot vetë.

  • I pasur me Imunofortis – përzierje probiotikësh të nevojshëm për fëmijën e lindur para kohe.

Udhëzime mbi përdorimin

Shtoni në biberon 2/3 e sasisë së ujit të zier dhe të ftohur deri në temperaturën 40°C dhe sasinë e duhur të qumështit pluhur. Raporti i ujit me qumështin, i nevojshëm për një përgatitje të saktë është 30 ml ujë: 1 lugë pluhur qumështi. Mbyllni biberonin dhe tundeni deri në tretje të plotë të pluhurit. Më pas shtoni pjesën e mbetur të ujit dhe tundeni mirë. Kontrolloni paraprakisht që temperatura e qumështit të jetë 37°C në momentin e ushqimit. Sasia e mbetur e qumështit nuk mund të ripërdoret. Qumështi përdoret deri në 4 javë pas hapjes.