Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
-15%

La Roche-Posay – Anthelios UV Mune 400 Oil Control Gel Cream Tinted (SPF 50+)

Çmimi origjinal qe: 2920 L.Çmimi i tanishëm është: 2482 L.
0 reviews
Estimated Delivery:
13 - 20 Pri, 2025

Product details

La Roche-Posay Anthelios UV Mune 400 Oil Control Gel Cream Tinted (SPF 50+)

La Roche-Posay Anthelios UV Mune 400 Oil Control Gel Cream Tinted është një krem dielli me teksture të lehtë, matifikues që ofron mbrojtje shumë të lartë. Është i përshtatshëm për lëkurat e kombinuara në të yndyrshme, përfshirë ato të ndjeshmet. Formula përmban teknologjinë ekskluzive UVMune 400. Për ta shpjeguar, kjo teknologji përmban filtrin ekskluziv Mexoryl 400. Rrjedhimisht, kjo e bën këtë krem dielli vërtet efektiv në mbrojtjen kundër rrezeve ultra të gjata UVA, të konsideruara ndër më të dëmshmet për lëkurën. Përveç këtij filtri inovativ, kjo teknologji kombinon 8 filtra mbrojtës që lejojnë lëkurën të mbrohet nga të gjitha llojet e rrezeve UVA dhe UVB. Po aq e rëndësishme, ky krem kundër diellit përmban teknologjinë Airlicium. Kjo teknologji përfshin mikrogrimca me një veprim matifikues për të përthithur sebumin e tepërt dhe për të kontrolluar shkëlqimin. Në këtë mënyrë matifikon lëkurën deri në 12 orë. Së fundi, ky krem siguron mbrojtje antioksiduese.

Me një teksturë xhel-krem të lehtë dhe oil free, është i lehtë në lëkurë pas aplikimit për një ndjesi komode. Përveç kësaj, formula i reziston ujit, djersitjes dhe rërës. Kjo formulë e testuar dermatologjikisht dhe oftalmologjikisht është e përshtatshme edhe për lëkurë të ndjeshme dhe nuk shakton djegie në sy. Me pak fjalë, ky krem mbrojtës ndaj diellit mbron lëkurën nga rrezet UVB dhe UVA, duke përfshirë UVA ultra të gjata. Në të njëjtën kohë, ai kontrollon shkëlqimin e tepërt me një përfundim mat dhe prekje të thatë.

Përfitimet kryesore

  • Ofron një nivel të lartë mbrojtjeje kundër rrezatimit UVB dhe UVA (përfshirë rrezet UVA ultra të gjata).
  • Ka një strukturë të lehtë dhe jo komedogjene
  • Matifikon lëkurën deri në 12 orë
  • Rezistent ndaj ujit, rërës dhe djersës
  • Nuk lë shenja të bardha
  • Nuk shkakton djegie të syve
  • Formuluar pa paraben

Përbërësit kryesorë

Netlock Technology është një sistem ekskluziv që krijon një shtresë homogjene mbrojtëse në sipërfaqen e lëkurës. Kjo teknologji siguron mbrojtje optimale, rezistencë ndaj ujit, rërës dhe djersës, dhe një qëndrueshmëri të lehtë.

Mexoryl 400, një filtër UV i teknologjisë së fundit dhe ekskluziv që mbron në mënyrë efektive kundër rrezeve ultra të gjata UVA (380-400 nm).

Teknologjia Airlicium përfshin mikrogrimca matifikuese që përthithin sebumin e tepërt dhe rrjedhimisht kontrollojnë shkëlqimin e tepërt. Ofron një përfundim matifikues.

Udhëzim mbi përdorimin

Aplikoni një sasi të përshtatshme të La Roche-Posay Anthelios UVMUNE 400 Oil Control Gel Cream Tinted SPF50+ në fytyrë në mëngjes dhe/ose para ekspozimit në diell. Riaplikoni shpesh, veçanërisht pas dushit, notit ose tharjes me peshqir.

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.