Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
-15%

Jowae – Krem antirrudhë për normale dhe të kombinuara

Çmimi origjinal qe: 3250 L.Çmimi i tanishëm është: 2763 L.
0 reviews
Estimated Delivery:
04 - 11 Sht, 2025

Product details

Jowae krem zbutës i rrudhave është një përkujdesje rivitalizuese antirrudhë për lëkurat normale dhe të kombinuara, edhe ato më të ndjeshmet, i bazuar në Lumifenole dhe Ginseng të kuq.

Ky krem i pasur përmban Lumifenole me veti antioksidante, nga Sempervivum Tectorum, një bimë e aftë ti rezistojë kushteve ekstreme të motit. Niveli i lartë i antiokidanteve ndihmon lëkurën të rigjejë balancën dhe ta mbrojë nga agjentët e jashtëm si ndotja, ndryshimet klimaterike, stresi, lodhja etj.

Ginsengu i kuq është i përdorur në shekuj në mjekësinë tradicionale si stimulues i kolagjenit dhe për vetitë antirrudhë. Gjithashtu ka në përbërje Acid Hialuronik, Peptide, Vitaminë E dhe glicerinë vegjetale.

Rrudhat zbehen, lëkura është me e tonifikuar, e mbushur dhe e hidratuar në thellësi. Lëkura është dukshëm më e re dhe më e butë.

Jo komedogjenike. E testuar nën kontroll dermatologjik.

E formuluar pa paraben, pa fenoksietanol, pa vajra minerale, pa përbërës me origjinë shtazore, pa silikon, pa ngjyrues artificialë.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni çdo mëngjes në lëkurë të pastruar.

Related products