Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
-10%

Isomar – Flakone për higjenën e përditshme (sy dhe hundë)

Çmimi origjinal qe: 1000 L.Çmimi i tanishëm është: 900 L.
0 reviews
Estimated Delivery:
02 - 09 Qer, 2025

Product details

Pastrimi i hundës çdo ditë është shumë i rëndësishëm si për fëmijët dhe për të rriturit për të ndihmuar në parandalimin e ftohjes dhe alergjive të frymëmarrjes dhe në mbajtjen e rrugëve të frymëmarrjes të shëndetshme.

Isomar flakone për higjenën e përditshme indikohet për pastrimin e përditshëm të hundës dhe syve. Mund të përdoret edhe në terapi me aerosol.

Si funksionon?

Solucion ujë deti izotonik:

Ka të njejtin përqendrim kripe me lëngjet e trupit (0,9% NaCl), solucioni kalon në mukozë, dhe përveçse jep një veprim hollues dhe liron hundët e zëna, pastron duke larguar alergenet dhe bakteret.

Indikacionet për pastrimin e përditshëm të hundës:

  • Në rastet e ftohjes, sinuzitit, rinitit, alergjive të rrugëve të frymëmarrjes kryesisht nga polenet ose kush qëndron në vende të mbyllura, sidomos në prezencë të pluhurit.
  • Si tretës i mukusit dhe mbetjeve të gjakut të mukozës së hundës
  • Për higjenën dhe pastrimin e gojës dhe syve të të porsalindurve dhe foshnjave
  • Për higjenën dhe pastrimin e gjirit tek femrat që ushqejnë me gji.
  • Tek të rriturit lejon një kullim më të mirë të sekrecioneve të hundës.
  • Edhe për personat që kanë kryer një ndërhyrje kirurgjikale në hundë ose për personat që gërhasin.

Indikacionet për pastrimin e syrit:

  • Ndjesi tharje dhe shqetesime të vogla jo patologjike si djegie, skuqje dhe lodhje e syrit nga faktorë të jashtëm si: ekspozim në rrezet e diellit, polenet, pluhurat, tymi, ambientet e thata, qëndrimi për një kohë të gjatë para ekranit  dhe përdorimi i lenteve të kontaktit.