Product details
Health Aid Vitamin D3 10,000 IU
Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrë, e cila mund të krijohet nga trupi kur lëkura është e ekspozuar ndaj diellit. Disa faktorë si: sasia e melatoninës, mungesa e dritës së diellit dhe disa stile jetese mund të zvogëlojnë vitaminën D të depozituar në trup. Mungesa e vitaminës D mund të shkaktojë letargji, lodhje, probleme të muskujve, dhimbje kockash dhe ndryshime humori. Disa probleme shëndetësore si sistemi imunitar i dobët mund të ndihmohen nga Vitamina D.
- Plotësimi me vitaminë D e shoqëruar së bashku me një dietë të shëndetshme mund të kontribuojnë në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit, të cilët për rrjedhojë kontribuojnë në kocka dhe dhëmbë të shëndetshëm.
- Përdorimi i saj shoqëruar me kalcium ndihmon në reduktimin e humbjes së lëndëve minerale në kocka në gratë me status post-menopauze.
- Vitamina D përdoret gjithashtu brenda trupit për funksionimin normal të sistemit imunitar.
- Vitamina D gjithashtu kontribuon në nivelet normale të kalciumit në gjak dhe luan një rol në ndarjen qelizore.
- Pa përmbajtje kripe, sheqer të shtuar, misër, gluten, bulmet, maja, laktozë, grurë, sojë, arra, ngjyrues artificiale, aromatizues dhe konservant.
- I përshtatshëm për vegjetarianët.
Benefitet e përdorimit:
- Ndikon në ruajtjen e funksionit normal të imunitetit
- Ndihmon në përthithjen dhe përdorimin normal të kalciumit dhe fosforit
- Kontribuon në ruajtjen e funksionit normal të kockave dhe muskujve
- Merr pjesë në mirëmbajtjen e dhëmbëve të fortë dhe të shëndetshëm
- Luan një rol në procesin e ndarjes qelizore.
Udhëzime mbi përdorimin
Kjo dozë e vitaminës D nuk është e përshtatshme për përdorim të përditshëm. Konsultohuni me mjekun tuaj për mënyrën e përdorimit dhe udhëzimet e nevojshme të dozimit.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.