Health Aid – HyaluroVit
Product details
HyaluroVit
Acid hialuronik me Vitaminë C
Acidi hialuronik, është një përbërës natyral që gjendet në lëkurë dhe ka shumë funksione të rëndësishme. Së bashku me vitaminën C, kjo përfshin mbajtjen e lagështisë, sigurimin e amortizimit, ndihmën në riparimin e indeve, mbajtjen së bashku të komponentëve strukturorë të lëkurës, kolagjenit, elastinës dhe ndihmën për të krijuar një barrierë mbrojtëse kundër mikroorganizmave.
Si funksionojnë tabletat Hyalurovit?
Shtresat sipërfaqësore të lëkurës mbështeten nga poshtë, nga kolona fibrash të përbëra kryesisht nga kolagjeni dhe elastina. Ky rrjet fibrash formon sfungjerin molekular të njohur si ind lidhës. Hapësirat brenda këtij sfungjeri janë të mbushura me një përbërje uji, komplekse proteinash dhe acidi hialuronik. Ky kompleks i ngjashëm me një xhelatinë transporton lëndët ushqyese thelbësore nga qarkullimi i gjakut, nëpërmjet kapilarëve në lëkurën tuaj. Acidi hialuronik tërheq dhe mban ujin, i cili e mbush lëkurën tuaj në mënyrë që rrudhat dhe linjat të jenë më pak të dukshme.
Gjithashtu mungesa e acidit hialuronik, në kyçet e trupit mund të fillojë konsumimin progresiv, duke çuar në shkatërrimin e kërcit.
Acidi hialuronik siguron zbutjen midis nyjeve që më pas mundëson ristabilizimin e kërcit.
Tabletat Hyalurovit janë të dobishme për:
- Uljen e rrudhave të parakohshme
- Rrisin hidratimin e lëkurës
- Mbajnë lëkurën të hidratuar dhe të lëmuar
- Rrisin elasticitetin e lëkurës
- Rrisin sintezën e kolagjenit
- Ushqejnë rritjen e shëndetshme të qelizave të lëkurës
- Mbështesin kyçet dhe i bëjnë ato më të shëndetshëm.
Për kë janë të përshtatshme Tabletat Hyalurovit?
- Njerëzit me lëkurë me imperfeksione, akne apo lëkurë të ashpër e të thatë
- Njerëzit me tretje të dobët që kanë toksina të grumbulluara në trup dhe qarkullim të dobët.
- I përshtatshëm për adoleshentët në pubertet, burra, gra dhe të moshuar që dëshirojnë të kujdesen për pamjen e tyre.
- Njerëzit që dëshirojnë të mbajnë kyçe të shëndetshme e fleksibël.
Nuk përmbanjnë: Maja, gluten, grurë, qumësht, sojë, ngjyrues artificialë, aromatizues dhe konservues.
Udhëzime mbi përdorimin
Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç, një deri në dy tableta në ditë. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar ditore nëse nuk këshillohet nga një person i kualifikuar.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.