Product details
EVA Intima Lactic Ovules
Lactic Ovules me acid laktik dhe glikogjen është krijuar për të rikthyer menjëherë pH vaginal në vlerën e tij normale, duke ndihmuar florën normale vaginale. Në të njëjtën kohë lehtëson simptomat si: hipersekretimi, kruajtje, acarim dhe djegie për shkak të infeksioneve bakteriale apo gjendjeve të tjera si dhe ofron një ndjesi lehtësimi dhe freskie falë ekstrakteve të kamomilit dhe aloes që përmban.
- Kontribuon në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për mbijetesën dhe mirëmbajtjen e laktobacileve të dobishme.
- Parandalon problemet për shkak të ndryshimeve në pH vaginal pas menstruacioneve, në grupet vulnerabël : si gratë në postmenopauzë, diabeti mellitus etj.
- Forcon mekanizmat mbrojtës lokalë dhe redukton shfaqjen e acarimeve të vogla.
- Nuk përmban substanca mjekësore, hormone, ngjyrues sintetike dhe aromë.
Përbërësit kryesorë:
- Acid laktik – rregullues i ph vaginal
- Glikogjen – prebiotik
- Chamomilla Recutita – efekt zbutës
- Aloe Barbadensis – efekt hidratues
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikimi bëhet natën para gjumit, duke e vendosur ovulën vaginale thellë në vaginë nëpërmjet gishtit tregues.
- Në vaginit, përdoret si shtesë përvec medikamenteve dhe pas trajtimit afatgjatë me antibiotikë ose kontraceptivë: aplikojeni çdo ditë për 7 ditë.
- Masa parandaluese: një aplikim në javë.
- Gjatë menopauzës, një aplikim çdo tre ditë.
- Pas menstruacioneve, një aplikim në ditë për tre ditë.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.