DoppelHerz – B-Complex Depot
Product details
Mirëqenia fizike dhe performanca influencohen nga faktorë të ndryshëm. Këtu përfshihet aktiviteti fizik dhe një dietë e shëndetshme. Stresi i jetës së përditshme kërkon energji dhe nerva të forta.
Pse ne duhet të marrim mjaftueshëm vitamina B?
Vitaminat B kompleks përbëhen nga 8 vitamina në total: acidi folik, Vitamina B1, Vitamina B2, Vitamina B6, Vitamina B12, acidi pantotenik, niacin dhe biotin.
Energji dhe nerva të forta
Si përbërës i koenzimave, vitaminat B luajnë rol “në prodhimin e energjisë nga dieta”. Vitaminat biotin, niacin, vitaminat B1, B2, B6 dhe B 12 kontribuon në metabolizmin energjitik dhe në funksionimin normal të sistemit nervor. Acidi pantotenik luan rol në performancën normale mendore.
Formimi i gjakut dhe sistemi imunitar
Vitaminat B6 and B12 kontribuojnë në formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut, e cila mundëson transportin e oksigjenit në gjak. Gjithashtu ato kontribuojnë në funskionimin e sistemit imunitar.
Acidi folik luan rol në ndarjen qelizore dhe është i përfshirë në formimin e gjakut.
Niveli i homocisteinës dhe zemra
Acidi folik, së bashku me vitaminat B6 dhe b12, ndihmojnë në mbajtjen e nivelit normal të homocisteinës. Vitamina B1 kontribuon në funksionimin normal të zemrës.
Shkaqet e pamjaftueshmërise së vitaminës B
Dieta jonë ka një impakt të madh në ushqyerjen e trupit tonë. Një dietë jo e balancuar dhe e njëanshme, dietat që zgjasin, si dhe intolerancat ushqimore mund të jenë shkak i marrjes jo të plotë.
Personat që ndjekin dietë vegjetariane ose vegane duhet të jenë të kujdesshëm të zëvendësojnë ato që nuk i marrin nga ushqimet shtazore. Kritike është vitamina B12, e cila gjendet më së tepërmi në ushqimet me origjinë shtazore.
Gjithashtu edhe gjatë përpunimit të ushqimit humbin shumë vitamina. Vitaminat B nuk tolerojnë nxehtësinë, konservimin ose ruajtjen për një kohë të gjatë. Marrja në sasi të madhe të sheqerit, çajit, kafes ose alkoolit ulin vlerat e vitaminave B.
Faktorë si stresi, lodhja ose aktiviteti i shumtë fizik si sporti, rrit nevojat e oragnizmit për vitamina B.
Me një tabletë Vitamine B kompleks të DoppelHerz ju përmbushni nevojat ditore për 8 vitamina B përfshirë dhe acidin folik.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.