COSRX – The Retinol 0.1 Cream
Product details
COSRX The Retinol 0.1 Cream
Retinoli 0.1% i pastër nga COSRX ofron irritim të ulët në lëkurë.
Një zgjidhje me irritim të reduktuar, krijuar me raportin optimal të përbërësve kryesorë për përdoruesit e retinolit për herë të parë, që sapo kanë filluar të vërejnë shfaqjen e linjave të holla në lëkurë.
Zgjedhja e përsosur për të parandaluar dhe korrigjuar shenjat e hershme të plakjes përpara se të shfaqen, për një çehre rinore dhe rrezatuese!
Rezultatet klinike vihen re në 4 javë. I përshtatshëm për përdorim nga lëkurat të prirura ndaj akneve. Produkt jo komedogjenik.
- 18.62% përmirësim i rrudhave (ballit)
- 18.32% përmirësim i rrudhave (nazolabiale)
- 16,25% përmirësim i rrudhave (zona e syve)
- 12,81% përmirësim i elasticitetit (elasticiteti i jashtëm)
- 12,66% përmirësim i lifting (këndi i gojës)
- 10.30% përmirësim i lifting (mjekrës)
- 4.16% përmirësim i moshës së lëkurës
Rezultatet klinike në 2 javë
- 45,14% përmirësim i poreve (vëllimit)
- 42.07% përmirësim i poreve (sipërfaqes)
Përbërësit kryesor
- Retinol i pastër (Vitamina A): Zvogëlon rrudhat dhe linjat e holla
- Panthenol: Mbron dhe hidraton lëkurën nga faktorët e jashtëm
- Adenozina: Aktivizimi i qelizave të lëkurës. Përmirëson elasticitetin dhe rrudhat
- Tokotrienol (Super Vitamina E): Redukton shenjat e dukshme të plakjes dhe dëmtimin e lëkurës
Udhëzime mbi përdorimin
Fillojeni përdorimin e produktit dalëngadalë!
- Pas përdorimit të esencës ose serumit, merrni një sasi të vogël me gishtin e unazës. Aplikojeni në mënyrë të barabartë në fytyrë, qafë dhe në pjesët problematike me rrudha.
- Nisni përdorimin fillestar në tri herë në javë; gradualisht rrisni frekuencën në çdo natë të dytë, përdoreni sipas tolerimit.
Java 1-2
- Frekuenca: përdoreni çdo ditë të dytë gjatë natës
- Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e hidratuesit, aplikoni një sasi të vogël në zonat me shqetësim. P.sh. nën sy, gojë, ballë dhe qafë
(Sasia e rekomanduar: 0.1 ml për seksion / 1 kokërr oriz)
Java 3
- Frekuenca: mund të aplikohet çdo natë
- Mënyra e përdorimit: Pas pastrimit, në hapin e hidratuesit, mund të përhapet në të gjithë fytyrën.
Do të keni një ‘periudhë përshtatjeje’ kur përdorni retinol. Faza e “tolerancës” mund të shkurtohet ose zgjatet në varësi të përshtatjes individuale, derisa të mos përjetoni shqetësime. Rritni gradualisht frekuencën dhe zonat e aplikimit.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.