Cetaphil – Larës për lëkurë të thatë
Product details
Cetaphil – Cleansing Lotion
Locion pastrues pa sapun dhe aromatizues, i krijuar për pastrimin e përditshëm të lëkurës së thatë dhe të ndjeshme në trup dhe fytyrë. Formula e testuar klinikisht largon butësisht dhe në mënyrë efektive papastërtitë dhe është gjithashtu i përshtatshëm edhe si pastrues i make-up-it pa irrituar ose djegur sytë tuaj. Mund të përdoret me ose edhe pa ujë. Për lëkurë të butë dhe elastike. Jo komedogjenik.
Mbron lëkurën nga tharja dhe forcon funksionin e barrierës natyrore të lëkurës. Locioni mbron nga 5 shenjat e lëkurës së ndjeshme, si thatësia, vrazhdësia, shtrëngimi, acarimi dhe barriera e dobësuar e lëkurës.
- Ushqen lëkurën me vitaminë B3, provitamin B5 dhe glicerinë hidratuese dhe ndihmon në përmirësimin e rezistencës së lëkurës së ndjeshme.
- Locioni pastrues lë ndjesinë e lëkurës së butë që pas aplikimit të parë.
- Testuar klinikisht në lëkurë të ndjeshme.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikoni locionin pastrues Cetaphil në lëkurë dhe masazhojeni butësisht.
- Pa ujë: Hiqni mbetjet me një pecetë kozmetike ose pambuk.
- Me ujë: shpëlajeni dhe thajeni me një peshqir të butë.
Sugjerohet të aplikoni produktet për kujdesin e fytyrës menjëherë pas pastrimit të fytyrës, ditën si edhe në mbrëmje. Veçanërisht në mbrëmje, ndihmon në rigjenerimin e lëkurës suaj e cila mbrohet në mënyrë optimale nga tharja gjatë natës.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.