Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
-10%

Buona – PEGinpol pluhur për suspension oral

Çmimi origjinal qe: 2194 L.Çmimi i tanishëm është: 1975 L.
0 reviews
Estimated Delivery:
19 - 26 Pri, 2025

Product details

PEGinpol është një preparat mjekësor me veprim laksativ , nëpërmjet një mekanizmi të tipit osmotik, rregullon intestinin në mënyrë natyrale.

PEGinpol është veçanërisht i indikuar në konstipacionin kronik dhe në rastet e crregullimeve intestinale të herë pas hershme. Falë lidhshmërisë me ujin, PEGinpol zbut feçet duke lehtësuar jashtëqitjen pa shkaktuar dhimbje abdominale. Efikasiteti i tij nuk reduktohet me kohën.

Nuk përthithet, as fermentohet në intestin, nuk irriton mukozën dhe eleminohet me feçet.
Kujdes !

  • Suspensioni oral duhet të përgatitet në kohën që do të pihet.
  • Këshillohet mos të konsumohen sasi më të mëdha sesa ato të dhëna, sepse sasi më të mëdha mund të shkaktojnë efekte anësore të papritura
  • Për periudhë përdorimi më të gjatë se 30 ditë është e rekomandueshme të ndërpritet trajtimi me PEGinpol së paku 3-5 ditë.
  • Mos e merrni në rastin e intolerancës ndaj produktit.
  • Mos e merrni në rast të mbindjeshmërisë ndaj komponentëve dhe Polietileni Glycol.
  • Mos e përdorni te fëmijët më pak se 6 muajsh.

Udhëzime mbi përdorimin

  • Nga 6 muaj deri 2 vjeç (deri në 12 kg): 0,8 g për kg peshë trupore në ditë.
  • Nga 2 vjec deri në 11 vjeç (nga 12 kg deri 20 kg): 1 g për kg peshë trupore në ditë.
  • Mbi 11 vjeç (më shumë se 20 kg): 10-30 g në ditë (5-15 lugë).
    Doza mund të rritet ose të ulet në varësi së përgjigjes individuale nga trajtimi

Doza më e saktë e përditshme sipas grupmoshave mund të vendoset në bazë të peshës së fëmijës dhe në bazë të shkallës së konstipacionit.

Pluhuri shkrihet në ujë, për çdo lugë (e barabartë me 2 g) nevojitet rreth ¼ e gotës me ujë (rreth 25 ml).
Ju mund ta ndani dozën e përditshme në disa doza.
Eshtë e këshillueshme të pihet PEGinpol në mes të ngrënies.

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.