Buona – Nebianax 3% Flakonçina
Product details
Buona – Nebianax 3% Flakonçina
Flakonçinat Buona Nebianax 3% janë një solucion fiziologjik hipertonik me acid hialuronik. Pa konservues dhe gjithashtu të përshtatshme për Areosol.
Nebianax 3% ka një veprim dekongjestionant në mukozën e hundës.
Ky solucion ndihmon në largimin e sekrecioneve dhe është i dobishëm për mbajtjen pastër të rrugëve nazale veçanërisht në rastet e ftohjes, rinitit alergjik, rinosinozitit dhe sinozitit. Pastron hundët e bllokuara duke përmirësuar frymëmarrjen.
Tretësira që përmbahet në flakonet monodozë mund të përdoret gjithashtu për terapi me aerosol.
Udhëzime mbi përdorimin
- Për foshnjat: Hidhni disa pika në secilën anë të hundës, disa herë në ditë.
- Për fëmijët: 1-3 aplikime në hundë, 2-3 herë në ditë;
- Për të rriturit: 2-4 aplikime në hundë, 2-3 herë në ditë.
- Shkëputni një flakonçinë me një dozë dhe hapeni duke e rrotulluar kapakun
- Mbajeni kokën të përkulur në njërën anë (asnjëherë mbrapa), futni butësisht grykën e flakonçinës në vrimën e hundës dhe shtypeni lehtë;
- Përsëriteni në anën tjetër të hundës pasi të keni kthyer kokën në anën tjetër.
- Në rast të përdorimit të solucionit për terapi aerosol, rekomandohet të ndiqni udhëzimet e pajisjes.
Substancat që përmban Nebianax 3% lejojnë që ai të përdoret edhe në mënyrë të përsëritur. Tek fëmijët nën një vjeç, ky solucion përdoret me këshillën e mjekut.
Produkti duhet të ruhet larg burimeve të dritës dhe nxehtësisë (jo në frigorifer). Pas përdorimit, mbylleni flakonçinën menjëherë: përmbajtja e saj duhet të ripërdoret brenda 12 orëve të ardhshme pas hapjes së parë. Mbajeni larg fëmijëve.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.