Bioscalin – TricoAGE 45+ Shampo forcuese anti-aging
Product details
TricoAGE 45+ Anti-aging Shampoo: kundër dobësimit të flokëve të femrave
Flokët e butë dhe me shkëlqim e rrisin bukurinë, flokët jane pjesë e identitetit të femrës dhe kujdesi për to është i rëndësishëm për elegancën dhe feminitetin. Me kalimin e viteve, sidoqoftë, flokët e humbin formën origjinale: shkëlqimi zbehet, fibrat thahen dhe dobësimi i flokëve është më evident.
Bioscalin ® TricoAGE 45+ Anti-aging shampo është një shampo forcuese e indikuar specifikisht në rastet e hollimit të flokëve tek femrat. Në menopauzë dhe në periudhën pas, ndryshimet hormonale mund të ndikojnë në mirëqënien e flokëve, që gradualisht humbin densitetin, fortësinë dhe shkëlqimin.
Duke mbështetur veprimin ushqyes të suplementit dhe ampula kundër rënies së të njejtës linjë, Bioscalin Anti- Aging Shampoo Shampoo TricoAGE 45+ pastron butësisht lëkurën dhe flokët pa prishur filmin hidrolipidik dhe duke dhënë një veprim rivitalizues në fibrën e flokut. Tekstura e pasur dhe kremoze rivendos butesinë dhe fortësinë tek flokët.
Formula e saj përmban:
- BioEquolo ® – kombinim me origjinë bimore i ekstrakteve të përzgjedhura të Ajuga Reptans dhe sojës së fermentuar, që ndihmojnë të veprojnë kundër dobësimit të flokëve e shkaktuar nga avancimi i moshës.
- Biogenina ® – përbërës aktiv që forcon dhe ushqen fibrën e flokut.
- ColorCare – kompleks i përbërë nga një përbërës aktiv me veti antioksidante, që mbron fibrën nga radikalet e lira, dhe Ceramide specifike, që veshin fibren, për të mbrojtur flokun, i jep shkëlqim dhe zgjat kohëzgjatjen e ngjyrës.
E testuar dermatologjikisht. Pa paraben.
Udhëzime mbi përdorimin
Aplikojeni në flokë të lagur, masazhojeni butësisht, lëreni të veprojë për disa minuta dhe shplajeni.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.