Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
-10%

Bionike – Onails S43

Çmimi origjinal qe: 1300 L.Çmimi i tanishëm është: 1170 L.
0 reviews
Estimated Delivery:
04 - 11 Sht, 2025

Product details

Bionike – Onails S43

Onails S43 forcon dhe mbron thonjtë e brishtë.

Ky solucion është një zgjidhje shumë funksionale, hidro-alkoolike për thonjtë e brishtë që priren të thyhen lehtësisht. Falë formulimit të tij unik, forcon strukturën e pllakës së thonjve, duke reduktuar shqetësimet e bezdisshme që sjell brishtësia e thonjve, si p.sh. thyerja e sipërfaqes së thonjve dhe e skajeve.

Rekomandohet në trajtimin e thonjve të brishtë, të hollë, të cilët priren të thyhen lehtësisht.

Ky solucion përmban:

  • Keratinë: Proteina kryesore që gjendet tek thonjtë, me përmbajtje të lartë squfuri, elementi që siguron rezistencë.
  • Panthenol (pro-vitamina B5): I domosdoshëm për të mbajtur lëkurën, flokët dhe thonjtë e shëndetshëm sepse mbështet procesin e keratizimit.
  • Mineralet aktivë – Silic, magnez, bakër, hekur dhe zink janë oligoelementë (elementë gjurmë thelbësorë) që forcojnë keratinën.

Pa formaldehid. Produkt i testuar për nikel. Pa gluten.

Udhëzime mbi përdorimin

Fërkoni fijet e furçës me gishta për t’i përgatitur për përdorim. Përdorni furçën për të shpërndarë produktin në të gjithë thoin, sidomos duke e aplikuar mbi dhe poshtë anës së lirë.

Fillojeni trajtimin me 3-4 aplikime në ditë për javën e parë, pastaj vazhdoni me një aplikim të vetëm në ditë për të paktën tre javë të tjera.