Product details
Biobalance Beta Solution Super Serum
Serumi Biobalance Beta Solution kryen eksfolimin kimik për pikat e zeza dhe pikat e bardha.
Produkt natyral. Pa konservues dhe pa parfum. I testuar dermatologjikisht.
Acidi salicilik ka veti lipolitike, keratolitike dhe komedolitike. Kjo e bën atë një përbërës kaq të fuqishëm për të luftuar aknet. Ky Super Serum me Acid Salicilik 2% ndihmon në heqjen dhe pastrimin e qelizave të vdekura të lëkurës për të luftuar shfaqjen e njollave, veçanërisht pikat e zeza dhe pikat e bardha.
Përfitimet
- Largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumin brenda poreve.
- Redukton pikat e zeza dhe pikat e bardha.
- Rregullon yndyrën e tepërt të lëkurës.
Udhëzime mbi përdorimin
Përdorni një sasi të vogël në fytyrë pas pastrimit të lëkurës duke shmangur zonën e syve, ose në mënyrë alternative aplikojeni direkt mbi njolla. Përdoreni dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Nëse ju shfaqet tharje ose rrjepje, zvogëloni aplikimin një herë në ditë ose një ditë po një ditë jo.
Lëreni serumin të përthithet përpara se të aplikoni kremin hidratues.
Këshillohet testimi përpara përdorimit: Aplikojeni produktin në një pjesë më pak të dukshme të lëkurës suaj një herë në ditë për tre ditë për të provuar nëse jeni të ndjeshëm ndaj acidit salicilik.
Ky produkt përmban një beta hidroksi acid (BHA) që mund të rrisë ndjeshmërinë e lëkurës tuaj ndaj diellit. Gjatë ditës, aplikoni gjithmonë një krem kundër diellit gjatë përdorimit të këtij produkti dhe për një javë më pas.
Përdoreni vetëm sipas udhëzimeve në lëkurë jo të acarruar. Mos e kombinoni me acide të tjera dhe Retinol. Vetëm për përdorim të jashtëm.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.