Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh

Berlin Chemie – Fastum Gel

567 L
0 reviews
Estimated Delivery:
20 - 27 Kor, 2025

Product details

Berlin Chemie – Fastum Gel

Fastum Gel përmban ketoprofen si përbërës farmakologjikisht aktiv dhe mund të përdoret për përdorim të jashtëm në lëkurë në sëmundje që shoqërohen me dhimbje, inflamatore ose traumatike të kyçeve, tendineve, ligamenteve dhe muskujve.

Nëse masat mjekuese konvencionale të përshtatshme kryhen në të njëjtën kohë, ai ndihmon në shërimin e proceseve sipërfaqësore inflamatore të lëkurës, venave, enëve limfatike dhe gjëndrave limfatike.

Një substancë e përshtatshme garanton depërtimin e përbërësit aktiv pa shfaqjen e efekteve anësore të gjeneralizuara.
Preparati ka një tolerancë të shkëlqyer në vendin e aplikimit, edhe në lëkurë shumë të ndjeshme.

Udhëzime mbi përdorimin

Xheli të fërkohet lehtë (3-5 cm ose më shumë, në varësi të madhësisë të zonës së prekur) në lëkurë 1-2 herë në ditë.

Efektet anësore

  • Nuk janë vënë re efekte anësore të rëndësishme pas përdorimit afatgjatë të FASTUM® Xhel.
  • Duhet patur kujdes ekspozimi i lëkurës së lyer me fastum gel në rrezet e diellit.
  • Lëkura e lyer duhet të jetë e mbuluar nga rrobat sepse mund të kete ndonje efekt fotosensitiviteti.

Gjatë periudhës së shtatzanisë dhe ushqyerjes me gji duhet përdorur vetëm pas vlerësimit rigoroz të indikacionit dhe vetëm nën mbikqyrjen e mjekut.

Ndërveprimet me barna të tjerë

Nuk ka të dhëna të ndërveprimit ndërmjet FASTUM® Xhel dhe barnave të tjerë.
Megjithatë indikohet monitorim i të sëmurëve që mjekohen me barna që përmbajnë kumarinë.

Papërputhshmëria

Nuk njihen papërputhshmëri me përbërës të tjerë aktivë.

Kunëderindikacionet

Mbindjeshmëri e njohur ndaj barit.

Këshilla për ruajtjen

Ruhet në temperaturën e dhomës.

Kujdes!

Gjatë mjekimeve afatgjata me barna për perdorim të jashtëm mund të shfaqen reaksione mbindjeshmërie.
Në këtë rast , të ndërpirtet përdorimi i xhelit dhe të fillohet një mjekim i përshtatshëm.