Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
-20%

Avene – Cleanance Women Corrective Serum

Çmimi origjinal qe: 3300 L.Çmimi i tanishëm është: 2640 L.
0 reviews
Estimated Delivery:
24 - 31 Kor, 2025

Product details

Avene – Cleanance Women Corrective Serum

Avène Cleanance Women Corrective Serum është një formulë unike e formuluar specifikisht për femrat adulte që vuajnë nga aknet.

Ky serum jo vetëm ndihmon në rregullimin e prodhimit të yndyrës, por gjithashtu redukton prodhimin e melaninës. Kjo do të thotë që vepron në të gjithë tipet e imperfeksioneve. Ndihmon në matifikimin e lëkurës, rafinimin e poreve si dhe reduktimin dhe parandalimin e njollave të errëta.

Me një teksturë të këndshme likuide që përthithet menjëherë, ky serum është i formuluar me acide eksfoliuese. Ato ndihmojnë në largimin e shtresës së jashtme të qelizave të vdekura dhe stimulojnë rigjenerimin qelizor. Rafinimi i strukturës së lëkurës dhe përmirësimi i pamjes së saj e bën lëkurën më të butë dhe më ndriçuese. Me përbërës të fuqishëm, ky serum heq imperfeksionet si aknet, redukton pikat e zeza. Lëkura është më e pastër, e butë dhe e hidratuar.

  • Alfa hidroksi acide (acid glikolik dhe acid laktik) kanë efekt eksfoliues duke larguar qelizat e vdekura. Ndihmojnë në rigjenerimin qelizor dhe i japin lëkurës një pamje më të freskët dhe të butë.
  • Ujë termal Avene, me një përbërje unike dhe të pasur, ka vetinë të zbusë dhe të hidratojë lëkurat e ndjshme dhe të irrituara.
  • Hexylresorcinol redukton prodhimin e melaninës. Jo vetëm redukton dhe parandalon  njollat por përmirëson ndjeshëm pamjen e lëkurës.
  • Ekstrakt thjerrëze, me veprim matifikues, ndihmon në rafinimin e poreve.

Udhëzime mbi përdorimin

Aplikojeni në mëngjes dheose darkë në lëkurë të pastër. Shmangni aplikimin rreth syve dhe mos e përdorni në lëkurë të irrituar. Rekomandohet përdorimi i rregullt i një kremi mbrojtës ndaj diellit.