Product details
Përbërja: Boronicë të egër 100% organike.
Vetitë kuruese: Frytet e boronicës (ose frytet e qershiglës) janë të pasura me taninë, acid malik, citrik e benzoik si dhe me vitamina A, C dhe P. Frytet e boronicës dhe çaji i dalë prej tyre ndihmon dukshëm në trajtimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në kapilarë, veçanërisht në hemoragjitë e retinës. Krahas vlerave që ka si një çaj i përditshëm boronica ndihmon në infeksionet e zgavrës së gojës dhe atë të fytit. Gjithashtu ndihmon kundër heqjes së barkut, kundër hemorroideve ( majasëllit), kundër ulçerës gastrike dhe variçeve. Boronica e egër është gjithashtu e njohur si një mjet që lufton ndjeshëm diabetin.
Përgatitja: Kokrrat mund të përtypen nga goja ose të merren në formë çaji (në vartësi edhe të moshës). Mesatarisht një deri në dy lugë çaji (=5-10 gram) përtypen mirë në gojë dhe më pas gëlltiten. Çaji përgatitet duke zhytur në një enë (masa e dy filxhanave çaji) me ujë të vakët një –dy lugë fryte boronice dhe duke i lënë të mufaten për dhjetë minuta. Më pas ena vihet në zjarr deri në vlim. Lëngu i përftuar pihet si një çaj dhe frytet e mbetura mund të hahen.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.