Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh

ATC – Çaj për Stomakun

190 L
0 reviews
Estimated Delivery:
19 - 26 Pri, 2025

Product details

Përbërja: Kamomil, bar blete, menta, peperta, kim fushe, borzilok, fom mjeksor, rrënjë sanzi, kumin, lule bliri etj.

Vetitë kuruese: Kamomili, gjethja e mendrës dhe bari i bletës përmbajnë esencë dhe substanca të tjera, të cilat veprojnë kundër gazeve të zorrëve dhe çrregullimeve të stomakut. Lulja e njëmijëfletëshit në sajë të esencës, substancës së hidhur akileine, liron spazmat e muskulaturës së butë dhe qetëson ngërçet e stomakut. Borziloku qetëson dhimbjet dhe është efikas kundër pezmatimit kronik të stomakut si dhe çrregullimeve të tubit tretës. Fomi mjeksor vepron në muskulaturën e lëmuar duke përshpejtuar peristaltikën e zorrëve, ndihmon metabolizmin dhe përmirëson punën e stomakut. Bimët e këtij çaji kanë veti qetësuese duke ulur dhimbjet e stomakut dhe duke përmirësuar ndjeshëm funksionalitetin e tij.

Përgatitja: Një lugë (gjelle) nga përzjerja (çaji) hidhet në një filxhan me ujë të valuar dhe lihet i mbuluar për 5-10 minuta. Kullohet dhe pihet i ngrohtë ose i ftohtë, i ëmbëlsuar ose jo, pas buke

Çaj për Stomakun

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.