Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh

ATC – Çaj Laksativ Bimor

190 L
0 reviews
Estimated Delivery:
12 - 19 Pri, 2025

Product details

Përbërja: Lule shtogu, lëvore drunakuqi, gjethe sene, lule njëmijëfletëshi, mollë të egër etj..

Vetitë kuruese: Bimët e kombinuara në këtë çaj plotësojnë veprimin laksativ, antiskeptik, zbutës dhe antiflamator në rrugët e poshtme të tretjes, duke nxitur kështu lëvizjet peristaltike të zorrëve (në veçanti zorrës së trashë) çaji lehtëson dhe normalizon të dalët jashtë. Lëvorja e drunakuqit dhe gjethet e senës të pasura këto, me antrakinone nxisin drejtpërdrejt lëvizjet peristaltike të zorrëve ndërsa lulet e shtogut ndihmojnë në zbutjen e mukozës së zorrëve dhe në hollimin e masave të patretura ushqimore. Lulet e njëmijëfletëshit i japin çajit veprim antifermentativ dhe njëkohësisht qetësues, ndërsa molla e egër përmirëson ndjeshëm shijen e çajit.

Përgatitja: Në një enë me ujë të nxehtë (në masën e ¼ litrit) hidhen dy lugë çaji. Lëngu lihet i mbuluar për 10 min, kullohet dhe ruhet veçantë. Bimëve të mbetura, u shtohet e njëjta sasi uji (1/4lit.)dhe vihet të zjejë për 5 min. Në vazhdim çaji kullohet, përzihet me atë të hequr veçantë më parë dhe mund të pihet 2-3 herë gjatë ditës. Kura vazhdon zakonisht 3-5 ditë (sipas nevojës).

Çaj Laksativ Bimor

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.