Product details
Përbërja:Dëllenjë të zezë, lule njëmijëfletëshi, lule murrizi, lule shtogu, rrënjë gjuhënuese, mustaqe misri, lëvore drunakuqi, gjethe sene, etj.
Vetitë kuruese: Nga zjerja e bimëve që përmban përzjerja, përftohet një çaj që bën pastrimin e organizmit nëpërmjet djersitjes, urinimit dhe të jashtëqitjes. Mustaqet e misrit, frytet e dëllenjës së zezë dhe rrënja e gjuhunueses meqënëse shtojnë diurezen ndihmojnë në mënjanimin e ujit nga indet dhe ndikojnë në largimin e celulitit dhe rënies në peshë. Lëvorja e drunakuqit dhe gjethet e senës, në sajë të antrakioneve (të cilat kanë veti laksative), nxisin prodhimin e tëmthit dhe shtojnë rrjedhjen e tij duke përmirësuar kështu funksionet e mëlçisë. Veprimi i fundit përforcohet kështu dhe nga prania në çaj e luleve të njëmijëfletëshit të cilat qetësojnë ngërçet që japin kriza në mëlçinë e zezë, nxisin rrjedhjen e tëmthit etj. Lulja e murrizit dhe ajo e shtogut ndihmojnë në qarkullimin e gjakut si dhe në forcimin e zemrës dhe të stomakut.
Përgatitja: Në masën e një filxhani ujë hidhen dy lugë çaji që zjejnë deri në vlim dhe për 5-10 minuta. Lihet, i mbuluar për 10-15 minuta. Kullohet dhe mund të pihet i ëmbël ose jo, i ngrohtë ose i ftohtë, sipas dëshirës. Rekomandohen 2-3 doza në ditë. Trajtimi vazhdon për tre javë dhe pas ndërprerjes prej 10 ditëve mund të rifillohet përsëri.
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.