Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh

ATC – Çaj Antistres

190 L
0 reviews
Estimated Delivery:
20 - 27 Kor, 2025

Product details

Përbërja: Lule murrizi, kamomil, bar blete, mentë, sherebelë, shpatore, sumbull bari, lëvore shelgu.

Vetitë kuruese: Bimët e kombinuara në këtë çaj, duke plotësuar veprimet e njëra tjetrës i japin atij një efekt të plotë qetësues në neurozat e ndryshme, në pagjumësitë, lodhjet nervore si dhe dhimbjet e kokës. Sumbullari ka veti të lehta hipnotike dhe qetësuese që kombinohen me vetitë spazmalitike dhe sedative mjaft të mira të kamomilit, murrizit dhe gjetheve të mentes, si dhe me vetitë e lehta gjumësjellëse të barit të bletës. Gjethet e urdhit lehtësojnë spazmat bronkiale dhe kanë veti antinevralgjike. Fleta e sherebelit dhe menta veprojnë në shqetësimet nervore, në marrjet e mendve dhe në gjendjen e ligështimit. Lëvorja e shelgut në saj të përmbajtjes si balicines qetëson dhimbjet në nevralgji dhe vepron ndjeshëm kundër pagjumësisë.

Përgatitja: Një lugë gjellë nga përzjerja hidhet në një filxhan më ujë të valuar. Lihet 5-10 minuta. Lëngu, kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar me sheqer ose mjaltë. Mund të merren deri në 2 filxhana çaj në ditë.