Product details
Përbërja: Fletë betulle, lule murrizi, fletë hithri, fom mjeksor, rrënjë qumështore, bisht kali, trëndafil i kuq, vjeshtull, fletë qershigle, angjinar, fletë ulliri, etj.
Vetitë kuruese: Bimët përbërëse të këtij çaji kanë aftësi koleretike dhe kalagoge dmth që rrisin prodhimin e tëmthit dhe lehtësojnë rrjedhjen e tij, duke ulur kolesterolin në gjak. Fleta e betullës ul kolesterolin duke favorizuar rritjen e kolesterolit të mirë (HDL); ajo favorizon largimin e lëngjeve të tepërta dhe ndikon në veshka mbi shkëmbimin e sodë-potasit. Rrënja e qumështores (në sajë të acideve, kolinës, alkaloideve etj), ka veti rigjeneruese të gjakut, nxit prodhimin e tëmthit dhe ul kolesterolin. Kjo përzjerje e bën çajin të efektshëm për mjekimin e formave të lehta të sëmundjes së sheqerit. Rrënja e gramit përmban triticinë që është e ngjashme me insulinën. Gjethet e mërsinës pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.
Përgatitja: Në masën e një filxhani me ujë, hidhet nje lugë (gjelle) me përzjerje që vihet të ziejë në flakë të ulët. Pas vlimit lihet të ftohet për 5-10 min. Kullohet e pihet i ngrohtë ose i vakët, i ëmbëlsuar sipas dëshirës. Merren 2-3 doza të tilla në ditë
Shipping and Returns
Shipping cost is based on weight. Just add products to your cart and use the Shipping Calculator to see the shipping price.
We want you to be 100% satisfied with your purchase. Items can be returned or exchanged within 30 days of delivery.