Transporti FALAS në Tiranë dhe porosia vjen tek ju brenda vetëm 6 orësh
Sold
out

Apivita – Hair Tonic Care Hair Loss Lotion

0 reviews
Sold
Estimated Delivery:
22 - 29 Nën, 2024

Product details

Apivita – Hair Tonic Care Hair Loss Lotion

Apivita Hair Tonic Care Hair Loss Lotion është një locion efektiv që ndihmon në parandalimin dhe minimizimin e rënies së flokëve.

I formuluar me ekstrakt hipofae dhe proteina lupine, ky locion praktik me spray kombinon katër veprime që promovojnë flokë më të shëndetshëm, më të plotë dhe më të fortë. Së pari, parandalon dhe redukton rënien e flokëve; së dyti, tonifikon dhe rigjallëron fibrën e flokëve; së treti, ndihmon në rregullimin e prodhimit të sebumit në lëkurën e kokës; si dhe në fund, ndihmon në parandalimin e këputjes dhe ndarjes së majave.

Ky locion është një aleat multi-funksional kundër rënies së flokëve, duke i bërë flokët më të dendur, më voluminozë, më të shëndetshëm dhe më të fortë. Locioni ndihmon në rregullimin e pranisë së sebumit në lëkurën e kokës.

Karakteristikat

  • Forma: Flakon me spraj
  • Indikohet për: rënie dhe rrallimin e flokëve
  • Koha e aplikimit: Një herë në ditë
  • Mosha: 20+
  • Lloji i flokëve: I përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve
  • Përfitimet kryesore: parandalon, redukton dhe vonon fillimin e rënies së flokëve, rikthen dhe rigjallëron skalpin e kokës, rregullon prodhimin e yndyrës/sebumit në lëkurën e kokës, mbron fibrën e flokëve nga ndarja e majave
  • I përshtatshëm si për meshkuj ashtu edhe për femra
  • Ka një formulë me 99% përbërës natyralë
  • Formuluar pa vaj mineral, parabene, ftalate, silikone.

Përbërësit kryesorë

  • Proteinat e lupinit përmbajnë burime të rëndësishme të peptideve, të elementeve gjurmë dhe të vitaminave. Ato ndihmojnë në parandalimin dhe vonimin e fillimit të rënies së trashëguar të flokëve, ndërkohë që rrisin dendësinë e flokëve gjatë fazës anagene të jetëgjatësisë së flokëve me 17%;
  • Ekstrakti i propolisit ofron veti antimikrobike. Ndihmon në rikthimin e shëndetit të lëkurës së kokës dhe mundëson rritjen e shëndetshme të flokëve.
  • Kompleksi ekskluziv bimor APISHIELD HS mbron lëkurën e kokës duke forcuar flokët kundër agresioneve mjedisore dhe prej stilimeve. Efektiviteti i tij bazohet në kombinimin e oligosakarideve nga pambuku dhe mjalti, një oligosakarid prebiotik dhe arginina.
  • Ky produkt përmban një infuzion organik rozmarine në vend të ujit të thjeshtë. Ky përbërës natyral ndihmon në rritjen e vetive antioksiduese të pranishme në çdo formulë, falë përqendrimit të lartë të polifenoleve.

Udhëzime mbi përdorimin

Spërkateni locionin Apivita Hair Tonic Care Hair Loss Lotion në rrënjët e flokëve, 8-10 herë në secilën anë të kokës, një herë në ditë. Më pas, masazhoni butësisht për të stimuluar mikroqarkullimin në lëkurën e kokës. Mos e shpëlani.

Vazhdoni trajtimin për të paktën 3 muaj, më pas përsëriteni 2-3 herë në vit.

Open chat
Përshëndetje! 👋
Jemi këtu për të ndihmuar çdo kohë, 24/7, për çdo kërkesë apo pyetje lidhur me porositë tuaja. Nëse nuk gjeni produktin tuaj të preferuar, na kontaktoni menjëherë dhe do të bëjmë çmos për ta gjetur për ju.